Templates by BIGtheme NET

Bojkot mediatik ndaj Ramës? Po kujt ia mban?

Transmetimet e televizioneve, 26 Tetor 2017

Transmetimet e televizioneve, 26 Tetor 2017

Ende pa kaluar 24 orë nga replikat e ashpra dhe përçmimi që kryeministri u shprehu disa gazetarëve të TV në oborrin e Kuvendit, erdhi dhe prova se Edi Rama ka shumë të drejtë për sa thotë.

Janë vetë televizionet prova më e mirë, ato sot kanë transmetuar direkt aktivitetin e Ramës me dhomat e tregtisë, ndonëse dje reporterët e këtyre televizioneve ankoheshin nëpër rrjete sociale për ofezat që kishin pësuar nga kryeministri, madje tentuan që të organizonin dhe një bojkot mediatik ndaj tij.

Si për t’i vënë vulën pafuqisë së tyre, televizionet ku ata punojnë, jo vetëm që nuk kanë denjuar të bënin ndonjë shënim editorial si reagim ndaj kryeministrit, por kanë vijuar transmetimet e pandërprera të çdo aktiviteti të Ramës, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Nëse dje reporterët e terrenit i ofendoi Rama, ata sot u shpërfillën dhe u përdhosën nga vetë mediat ku punojnë.

S’do mend që reporterët e kanë më të thjeshtë të ankohen për kryeministrin dhe të mos pipëtijnë dot për pronarët e medias ku punojnë.

Por të paktën kanë në dorë të mirëkuptojnë përuljen e pronarëve të tyre mediatikë ndaj Edi Ramës, sepse pronari i pronarëve është Edi Rama dora vetë.

Dhe siç gazetarët e dinë mirë, me pronarin nuk bëhet shaka. / Hashtag.al

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful