Templates by BIGtheme NET

Lloji i plehut që rriti Tahirin e vogël në Saimirin e madh

Loloci-DemaliajBlog-Autor: Ilir Demalia

Për të shkuar tek Tahiri vogël, duhet të kthejmë kokën mbrapa se si u rrit Saimiri madh.

Çfarë lloj plehu ishte hedhur që u rrit Tahiri vogël në Saimir të madh ?!

Le të bëjmë një resume të shkurtër në pirgun e madh të plehut që u rrit Saimiri vogël dhe u bë i madh për të kuptuar m…, në të cilin janë mbuluar shqiptarët si funksionim shtetëror, intelktual, kulturor, ekonomik dhe natyror.

1. Që mbas mbarimit të Luftës II, shqiptarët, si kurrë më parë në historinë e tyre janë drejtuar nga banda kriminale në drejtim të shtetit.

Nuk mendoj se vlen të zgjatet për krimet e regjimit komunist, konformizmin dhe shërbimin e intelktualëve, kulturës, artit, në shërbim të atij regjimi me ngritjen e njeriut të ri që e kemi në drejtim banditesk në postdiktaturë në shtet.

Ndryshe në formë, por në përmbajtje po njësoj. E për të qenë real, me dhimbje dhe pa pasur dëshirë ta them, në disa aspekte e fusha edhe më banal.

2.Pas kapitullimit regjimit komunist ku ne shqiptarët si gjithmonë ishim të fundit, u krijua pluralizmi komunist me strategjinë e vazhdimsisë.

U lejua lëshimi llapës për t’i lejuar të persekutuarit të masturbohen edhe mbas 27  viteve pluralizëm me antikomunist megjithëse….

Kasta komuniste morri burimet natyrore dhe financiare të mbetura nga kufoma komuniste për aplikimin e ekonomisë së tregut kapitalist në funksion të saj.

3.Masakra e parë e dështimit të shtetit të së drejtës fillon fill me parlamentin e parë pluralist pas regjimit komunist me ligjin 7501 që vazhdon të jetë në fuqi.

4.Filloj shpërndarja e pronave dhe falja e aseteve publike për njerëzit e kastës së regjimit komunist duke falur prona publike.

5. Filloi masakra natyrore në Parkun Natyror  të Pyllit të Golemit. Shëmbullin e parë e dha shkrimtari ynë i madh, duke marrë si dhuratë nga shteti tokën publike për të ndërtuar vilë verore duke prerë pishat e betonizuar rërën.

Pastaj i hynë pyllit gazetarë, analistë, qeveritarë, pronarë mediash, militantë, bashkëpuntorë e ta mbushën me vila e laguna blu e pink, me hotele, me motele, me restorante.

Gjithë ai m.. barbarësh në këtë Park Natyror, tashmë të kthyer në shurrtore si hale publike që përfundon në det.

Kështu u bë në gjithë Shqipërinë.

Kjo frymë barbarike nuk e kishte për gjë për të dalë me flamujt blu-rose-pink-kuq e gjithë ngjyrat e ylberit për të mbeshtetur banditët e partive për të masakruar natyrën, shtetin, duke ngritur krimin me rrjete trafiku prostitucioni e armësh e piramidash financiare, duke e shpërbëre vendin në 1997 me 3 mijë të vrare, duke plasur Medi-Gerdec-Berish-Lulen.

Pas tyre na vjen banda Nano-Meta dhe fusin në lojën e tyre të gatshmin Rama, për të shkatërruar Tiranën. Jo vetëm historinë e saj, por edhe të ardhmen e saj me ndërtimet e mafjes, ndërtime që shërbyen si pastrim parash.

Mirëpo, kur pushteti ndërtohet mbi krim, ai pjell krime të  reja duke kompromentuar drejtësinë, duke i dhëne afera korruptive.

Këta duke parë se pushteti është krimi, bëhen një me krimin duke marrë pagesa të majme nga lirimi kriminelëve.

Trafikantët nëpermjet pushtetit krijuan dhe media televizive për propagandën e krimit dhe jo misionit të gazetarisë si pushtet i katërt.

E sa bëhet gati të bie një klan pushteti kriminal X-Y e të ngrihet tjetri, media vehet në shërbim të klanit tjetër që vjen në fuqi si shërbim ndaj mafjas kriminale shtetërore.

Mbasi u konsumuan të gjitha, Tahiri vogël, duke zbatuar strategjinë e Ramës së madh, për të mbajtur pushtetin duhen para dhe parat për mbajtjen e pushtetit nuk sigurohen me programe apo ide dhe ndërtim të shtetit ligjor,

Programe të tilla, nuk kanë bandat politike shqiptare dhe politikanët shqiptarë të të gjitha ngjyrave, e këtë na e kanë vërtetuar këto 27 vjet, atëherë duhet para ilegale për të funksionuar si butafori legale apo fasadë europine.

Këto para sigurohen nëpërmjet trafiqeve të drogës dhe armëve që janë më fitimprurëset.

Vetëm të analizohen shpenzimet e fushatave eloktorale të partive në këto 27 vjet, kupton se në ç’krim janë zhytur të gjitha, pa përjashtim partitë dhe parlamenti shqiptar.

Që mandatet blehen e kryetarët shesin mandate na e vërteton Tom Doshi, me zgjedhejt e fundit dhe të parafundit dhe të parapara fundit me Doshët e Doçët ne parlament.

Apo mos na dali ndokush e të na thotë se ka ide e program një bandit si Tom Doshi?!

Çfaj ka Tahiri vogël, në këtë llum të madh që rriti me shpejtësi marramendëse Tahirin e vogël?

Tahiri vogël, si pjesë e plehut madh shtetëror, politik, juridik, drejtësi, mediatik, intelktual të kësaj haleje kombëtare që kanë ndërtuar shqiptarët, duhet të groposet 7 pash nën dhe si tokside me rrezikshmëri të lartë shoqërore e natyrore.

Por Tahirët e mëdhenjë të këtij tranzicioni 27-vjeçar të shkatërrimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve 70 pash nën dhe e 77 së bashku me Tahirin e e vogël që u bë Saimir i madh.

A do të ndodhë?

Nuk e besoj, do vazhdojnë shqiptarët të rrumpallhonen me një, A me ç…..

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful