Templates by BIGtheme NET

Pse Tahiri nuk mbajti dot asnjë premtim?

Flamur-Vezaj-1Nga Flamur Vezaj

Kryepolici që nuk mbajti premtimet!

Saimir Tahiri, katër vjet Ministër i Brendshëm, një nga njerëzit me më shumë pushtet në qeverinë “Rama 1” dhe kryetar i PS-së për Tiranën!

Ishte drejtues politik dhe njëherazi kryepolici i gjithë Shqipërisë, pasi të gjithë drejtorët, shefat e Komisariateve e deri te shefat e krimeve në shumë raste, janë emëruar personalisht nga ai!

Drejtonte institucionin me të gjitha mundësitë ligjore, që të grumbullonte informacion, të hetonte persona, të siguronte prova, të arrestonte dhe të dërgonte materiale voluminoze (prova), Prokurorisë dhe Gjykatës për ndëshkimin e shkelësve të ligjit!

Pasi nuk ka oficer të policisë gjyqësore, prokuror apo gjykatës që kur ka prova të mos e dënojë personin (sidomos për ngjarje të rënda)!

Por çfarë ka ndodhur!

Gjatë kohës kur PS-ja ishte në opozitë, Saimir Tahiri thuajse çdo ditë dilte para mediave duke denoncuar persona që abuzonin me detyrën gjatë qeverisjes së PD-së, edhe me emra konkret, sidomos për punonjësit e policisë të përfshirë në fushata elektorale apo ngjarje të rënda kriminale!

Veç denoncimeve, në atë kohë bashkë me ish-kreun e opozitës tashmë Kryeministër, premtuan shumë gjëra sidomos drejtësi për ngjarjet e rënda të ndodhura gjatë qeverisjes 8-vjeçare të Sali Berishës!

Po i kujtoj disa prej tyre më të rëndësishme, për të cilat vazhdojnë të premtojnë si të ishin në opozitë duke harruar që kanë mbi 4 vite në pushtet!

Premtuan zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit dhe dërgimin e përgjegjësve para drejtësisë (Sali Berisha, Fatmir Mediu) për 4-vjet asgjë, edhe familjarët e viktimave mezi i dëmshpërblyen!

Premtuan dërgimin para drejtësisë të përfituesve dhe abuzuesve me fondet e Rrugës së Kombit (Lulzim Bashën etj), për 4 vite asgjë, madje e dhanë me koncesion rrugën!

Premtuan zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të urdhëruesve e vrasësve të demonstruesve të “21 Janarit” (Sali Berishës etj), për 4 vjet asgjë!

Premtuan se do të gjenin dhe do t’i ndëshkonin përfituesit e privatizimit të CEZ-it, për 4 vite asgjë!

Premtuan se do të hetojnë çdo qindarkë të fëmijëve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dërgimin e tyre para drejtësisë, për 4 vite asgjë!

Premtuan se do të zbardhin ngjarjet e rënda kriminale si dhe gjetjen e autorëve të vrasjes së deputetit të PS-së Fatmir Xhindi, për 4 vjet asgjë!

Premtuan se do të zbardhnin vrasjen e ish-drejtorit të SHISH-it., I.Çopa në Durrës, për 4 vite asgjë!

Premtuan se do të zbardhin dhe gjejnë autorët e vrasjes me eksploziv të gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, për 4 vite asgjë, përkundrazi u shtuan viktimat me tritol!

Premtuan se do të zbardhin vrasjen e tironsit Artan Santo (që ndodhi në qeverisjen e tyre) në mes të zonës së ish-bllokut, për 4 vite asgjë!

Premtuan që autorët nuk ikin më në drejtim të paditur, për 4 vite ke mbi 50 vrasje e masakra me armë (minimumi) pa autor!

Pa i kujtuar këtu marrëveshjen private të mbylljes së konfliktit me atentatorët me tritol ndaj biznesit të babës së tij.

E nëse nuk qëndron kjo marrëveshje (se Tahiri se ka pranuar publikisht) është edhe më keq akoma, ai për 4 vite nuk ishte në gjendje të gjejë atentatorët e familjarëve të tij! Etj…etj….etj….

E tashmë i shkarkuar nga detyra dhe pa asnjë polic nga pas, Tahiri vazhdon të premtojë se do t’i ndëshkojë politikanët e fëmijët e tyre për krimet që kanë bërë!

Ja pse them se nuk ka moral ai që të flasë e akuzojë të tjerët apo edhe të premtojë për zbardhje të aferave të ndryshme financiare nga politikanë apo fëmijë të tyre sepse ishte në detyrë dhe nuk bëri asgjë!

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful