Templates by BIGtheme NET

Vrasjet si pasojë e kanabizimit të vendit

armandmaho-466x400Blog-Autor: Armand Maho

Në shkurt të vitit 2015 isha në New York, dhe rastisi të flija në një hotel të vogël dhe modest në rrugën w 35 Th Street në Manhattan , që është vetëm një bllok larg Penn Station, stacionit qëndror të trenave në New York.

Jo shumë larg hotelit, madje në të njejtën ndërtesë thuajse, pas një kthese ishte një kafene me ndonja tre tavolina brenda, e cila veç kafesë amerikane shërbente mëngjes për mëngjes embëlsira, ushqime të shpejta, por për fatin tim të mirë dhe kafe ekspres alla evropiane.

Kjo pasi pronari ishte një italian, një burrë finok rreth të 60-ve me origjinë nga jugu i Italisë, i lindur në Amerikë, por që mund të artikulonte një italishte të çalë. Për shkak të ndryshimit të orës, unë isha ndër klientet e parë.

Që në 4.30 të mëngjesit dilja nga hoteli, pasi ora korrespondonte me 10.30 të mëngjesit në Shqipëri. Antonios, kështu quhej pronari, i kisha thënë se isha shqiptar, por ai preferonte të më thërriste patriot, ndoshta për shkak se isha nga të paktët klientë që preferoja “espresso alla italiano”, me filxhan porcelani, flisja ndonjë fjalë në gjuhën e tij dhe për mëngjes preferoja ndonjë briosh ose donuts në ndryshim me amerikanët që mengjesin e donin të rëndë.

Në orën 5 fiks, sikur ta kishte kronometruar çdo ditë në kafenenë e italianit vinte një burrë rreth të 65-ve me shtat mesatar dhe me një mjekër tip pincete, i cili pasi hante mëngjesin, njësoj si unë preferonte kafenë ekspres, por ishte dhe konsumator i duhanit, të cilin detyrimisht duhej ta pije jashtë në ftohtin e acartë.

Tavolinat e pakta të kafenese ishin të zëna dhe me mori leje të ulej meqe isha vetëm. Pasi hengri mëngjesin mu prezantua dhe me tha se ishte nga Kolumbia.

Punonte në Penn Station si shitës ambulant gjatë orëve të natës dhe jetonte në Queens.

Kish lindur në një qytet me emrin Soacha në rrethinat e Bogotas dhe kish emigruar rreth vitit 1985 duke kaluar kufirin meksikan.

Ishte i martuar dhe me 6 femijë.

Për çudinë time, quhej Alberto, ndërkohë seç kisha një përshtypje se do quhej ose Juan ose Pablo…

Kurioziteti me shtyu ta pyesja se si ishte Kolumbia përpara se të hynte droga atje.

Më shpjegonte se ishte nje vend normal ku mund të jetohej, të pakten deri në mesin e viteve 70.

Sipas Albertos, deri në atë kohë kultivohej Mariuana, e cila kalonte nga kufiri meksikan, drejt SHBA-ve, por jo në ndonjë masë të përfillshme.

Ishin vitet 60 kur në Amerikë dëgjohej rock and roll dhe të rinjtë amerikanë konsumonin hashashin masivisht.

Gjithsesi nga Kolumbia nuk eksportohej më shumë se 3 apo 400 ton në vit, pasi peshën kryesore e mbante Meksika.

Njerëzit merreshin kryesisht me bujqësinë në zonat rurale dhe vendi kishte një zhvillim të qëndrueshëm.

Gjithcka ndryshoi kur Pablo Eskobar, një kontrabandist nga Medellini, i njohur për krime ordinere deri në atë kohë futi kokainën nga Peruja, dhe më pas filloi prodhimin e saj ne vend.

Fillimisht dukej sikur çdo gjë shkonte vaj.

Njerëzit lanë bujqësinë dhe punët e tjera dhe punonin masivisht në laboratoret apo fushat e kartelit.

E gjithë pjesa tjetër e Kolumbisë e shihte me zili qytetin Medellin, ku të rinjtë e atjeshëm harxhonin shuma të mëdha parash, visheshin mirë dhe binin në sy kur zbrisnin në bogota apo qutetin turistit të Kartagjenës.

Nga rrugët ku dikur kalonte hashashi sot kalonte kokaina, e cila ishte shumë me e lehtë për t’u transportuar se tonelatat e hashashashit dhe shumë herë më e shtrenjtë.

Por, kjo situatë nuk zgjati dhe shumë.

Menjëherë pas Escobarit, filluan të ngrenë kokë kartelet e tjera, filluan larja e hesapeve dhe mes bandave të  Medellinit për territore apo rrugë droge.

Qytetet filluan të ktheheshin në kasaphane, ndërsa ekonomia shkonte poshtë e më poshtë.

Paraja po po përqendrohej në duart e karteleve të drogës që kontrollonin gjithçka.

Situata doli jashtë kontrollit dhe megjithëse në kohë paqeje qytetet e Kolumbisë ishin si në gjendje lufte.

Fshatarët në rastin me të mirë paguheshin më pak të holla ndërsa në rastin me të keq u përzune nga tokat e tyre që ishin mbjellë me pemën e kokainës, dhe u detyruan të punojnë punë të tjera të rëndomta në qytete.

Situata më pas solli dhe krijimin e grupeve të Farkut, të cilat kontrollojnë një pjesë të madhe të xhunglës kolumbiane ku kultivohet dhe përpunohet kokaina.

Në rast se deri në fillim të viteve 80 sipërfaqja ishte diku tek 13 mijë hektarë të mbjella, në fillim të 90-s kjo sipërfaqe zinte rreth 40 mijë ndërsa pas viteve 2000 sipërfaqja ka shkuar deri në 160 mijë hektarë në mos më shumë.

Pra, një pjesë jo e vogël e GDP-së së Kolumbisë kontrollohet ose nga kartelet ose nga Forcat rebele të FARK…

Kjo bisede mu kujtua teksa shihja të enjtën mbrëma emisionin “Opinion” ku kolegu Lorenc Vangjeli bëri një konstatim interesant.

“Ai qe ka infrastrukturen për të kaluar një ton drogë, se ka për gjë të kalojë 10 kg kokainë”!

Rënia e pazarit të hashashit nuk është çudi që t’i orientojë grupet e narkotrafikut drejt një biznesi tjetër, atij të kokainës.

Nga ana tjetër, duket qartë se vrasjet e fundit s’kanë target tjetër vetëm larjen e hesapeve të drogës.

Njerëz të kthyer nga jashtë ose me precendente që bien pre e plumbave të kallashnikoveve.

Hashashi, në jo pak raste është marrë në dorëzim pa para në dorë dhe është kapur nga policitë e vendeve fqinje ose paratë nuk kanë shkuar në destinacion pas shitjes.

Dhe krimi në këto raste nuk fal.

Nga ana tjetër, dhe gjendja ekonomike reflekton pikerisht pasojat e hashashizimit të vendit kryesisht në vitet 2015-2016, ku një pjesë jo e vogël e popullsisë në të gjitha nivelet ju perkushtuan këtij trafiku me qëllim pasurimin e shpejtë.

E pra Shqipëria, ndodhet përballë një ekuacioni jo të lehtë për t’u zgjidhur.

Ajo që po ndodh sot do rëndojë mbi brezat.

Në fakt ka filluar.

Në internet shfaqen video ku nxënës të 9 vjeçares i thurin himne hashashit dhe trafikut si rrugë të pasurimit të shpejtë.

Natyrisht, ky lloj biznesi nuk kish se t’i ndodhte pa bekimin e pushtetit, i cili rriti akoma më shumë vetëbesimin tek grupet e narkotrafikut.

Në rast se Shqipëria është shndërruar ashtu siç thonë raportet në qendër të trafikut të Marjuanës në Ballkan, shumë shpejt ajo mund kthehet në qendrën e trafikut për drogërat e rënda dhe kjo mund të përfshijë gjithkënd, mund të prekë çdo familje.

” Nuk mund të besh pasuri në rast se je në anën e duhur e ligjit”, është ky kodi i karteleve të drogës kur rekrutojnë të rinjtë në rrugën e tyre.

Më shumë se kushdo këtu tek ne këtë moto po e promovon pushteti, duke bërë fushatë me kriminelë, madje duke i futur dhe në parlament.

Në vend që të “protestohet” për të marrë kuponin tatimor, duhet luftuar në radhë të parë kjo e keqe.

Në rast se kjo nuk kundërshtohet fort tani që jemi në buzë të greminës pas katër vjeteve do jemi në fund të saj dhe sdo ketë mbetur më gjë për të protestuar.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful