Templates by BIGtheme NET

Samir Mane ka ‘Gebelsin’ e tij personal. Quhet Henri…Henri Çili

Në foto: (majtas)Samir Mane, Henri Çili (djathtas) Nga protesta e studentëve të UET-së

Në foto: (majtas)Samir Mane, Henri Çili (djathtas) Nga protesta e studentëve të UET-së

Pse po protestojnë studentët dhe pedagogët e Henri Çilit për formalizimin e biznesit të vogël? 

Për ta kuptuar, le t’ia nisim nga fillimi. 

Shoqata e Bashkimit Tregtar të Shqipërisë, zhvilloi një marshim në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, nën moton ‘Për një ekonomi më të drejtë’.

Pjesë e protestës ishin pedagogët e Universitetit Europian të Tiranës, punonjësit e sipërmarrjeve më të mëdha në vend, dhe drejtues të tyre.

Për të çrrënjosur “njollën e zezë të informalitetit”, pjesëmarrësit vendosën të kryenin një gjest simbolik atë të plasjes të një tullumbaci të zi.

Protesta tërhoqi vëmendjen, për faktin sesi biznesi i madh protestoi kundër biznesit të vogël, informal e me fitime “marramendëse”.

‘Profesor’ Ardian Civici nga UET, u bëri me dije të gjithë të pranishmëve se informaliteti ndërton një ekonomi të sëmurë.

civici

 

Administratori i UET-së, Henri Çili siç mund ta shihni në foton e mëposhtme, u kujdes vetë që aktiviteti të kishte sukses, duke porositur të gjithë pedagogët e UET-së, të “luftojnë” për një ekonomi më të drejtë. 

meszhi

Mesazhi për pedagogët e UET

Shoqata e Bashkimit Tregtar të Shqipërisë, është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2015, e cila ofron lobim për çështjet financiare,  asistencë, takime B2B, pjesëmarrje në tryeza të rrumbullakëta etj.

Mbështetësit kryesorë të kësaj shoqate janë sipërmarrësit më të mëdhenj të vendit, ku spikat Agna group, e Vasil Naçit, Carrefour-tashmë me emrin Spar, e Samir Manes, Jumbo- sërish e Samir Manes, Neptun-e Samir Manes, apo dhe Aiba-Company- e ish-deputetit Agron Duka.

shoqata3

Mbështetësit e Shoqatës që zhvilloi protestën ditën e djeshme

Por pse u vetëofruan bizneset më të mëdha të vendit të dalin në protestë kundër bizneseve të vogla?

Një vëzhgim i thjeshtë në tregun shqiptar, shpjegon shqetësimin e sipërmarrësve.

Për vitin 2015- Revista Monitor shkruan se tregu i supermarketeve është rreth 1.2 miliardë euro dhe ndahet mes rrjeteve të supermarketeve dhe dyqaneve të vogla.

Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se rreth 90% e tregut vijon të dominohet nga dyqanet e vogla, ndërsa 7-10% është nën zotërimin e rrjeteve të supermarketeve, Spar, Big Market, Ecomarket apo Conad.

Pas hyrjes së treg me emër të ri, rrjeti i supermarketeve Spar Albania, pjesë e grupit Balfin, e blerë nga Samir Mane, ka shënuar një rritje të fortë në vitin e parë të aktivitetit. Të ardhurat e kompanisë u rritën me 65% në 3.5 miliardë lekë. Megjithatë, kompania ka rezultuar me humbje prej 300 milionë lekësh, si një dëshmi që aktiviteti i supermarketeve është i vështirë në Shqipëri dhe ka norma të ulëta fitimi, për shkak të informalitetit të lartë.”-shkruan Monitor duke iu referuar vitit 2016.

E njëjta gjë ndodh dhe tek elektoshtëpiaket.

Neptun ishte tregtuesi më i madh i elektroshtëpiakeve, duke arritur të rikuperojë rënien me 16% të aktivitetit në vitin 2015. Neptun në 2016 rriti të ardhurat në 6.7 miliardë lekë.

Por, tregu në Shqipëri është i vogël, dhe ky shqetësim rëndon dhe mbi sipërmarrësin numër 1 në vend, Samir Manen.

Pak kohë më parë, Mane bëri thirrje të mos ndërtohen më qendra tregtare pasi tregu është vetëm 300 milionë euro.

Qendrat tregtare kanë ecuri shumë të mirë. Nuk mendoj se ka më tepër hapësirë për momentin. Ajo që unë them vazhdimisht është që, nëse tregu për qendrat tregtare është 300 milionë euro në vit (totali i shitjeve), dhe hapet një tjetër, fuqia blerëse po aq është, atëherë rreziku është real që rritja e numrit të tyre të sjellë mbingarkim.”tha Mane për Monitor. 

Futja në skemën e TVSH-së, të bizneseve me mbi 2 milionë lekë të reja xhiro vjetore, sipas ekspertëve do sjellë falimentimin e bizneseve të vogla.

Atëherë ku hyn Henri Çili në këtë histori? Pse u bë ai flamurtar i protestave për llogari të bizneseve të Samir Manes?

Nuk rezulton që zoti Çili të ketë ndonjë interes direkt në biznesin e supermarketeve, por biznesi i tij universitar UET për shumë vite ka mbijetuar falë disa kredive të siguruara në bankën Credins.

Pas vrasjes së drejtorit të kësaj banke Artan Santo, propaganda e UET-së u fokusua në promovimin e biznesmenit Samir Mane dhe interesave të tij. Me sa duket, në rastin e zotit Mane, shërbimi i Çilit ka arritur një stad më tej, sepse ai nuk po bën thjesht promovim, por po organizon dhe protesta për llogari të Manes, duke dhënë imazhin e rremë të ndonjë lëvizje sociale. 

Kur në fakt, në shesh kishin zbritur disa studentë të Henri Çilit dhe ankoheshin për kuponat e ‘shokut’ të Çilit, zotit Samir Mane.  Çili së fundmi duket se është shndërruar në një lloj ‘Gebelsi’ të Samir Manes, një biçim varianti neoliberal(ëpirës) i Gebelsit. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

1 Koment on "Samir Mane ka ‘Gebelsin’ e tij personal. Quhet Henri…Henri Çili"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
Indirt
I ftuar

E po kjo pike e zeze! Hajduti i AKBN gerthet “kapeni X e Y!”
Njellij si te te flase karakurva per virgjerine dhe planifikimin familjar

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful