Templates by BIGtheme NET

Vëzhgimi i gazetarit- Për hesap të kujt Emiljano Shullazi kërcënoi Mynyr Konin?

Shulla

Kërcënimi ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në kohën kur ai kandidonte për këtë post, nga ana e Emiljano Shullazit, u rikthye në qendër të vëmendjes gjatë kësaj jave, pas dëshmive të disa zyrtarëve të lartë.

Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj, ka qenë në ndjekje hap pas hapi të kësaj çështjeje, duke ngritur disa pyetje që çdokush i ka menduar : ”Çfarë interesi kishte kreu i një bande, si Emiljano Shullazi, për të kërcënuar një intelektual, në garën për rektor të UT-së? Për llogari të kujt, Shullazi mori përsipër këtë ‘punë’?”

Në një postim në faqen e tij personale në Facebook, gazetari rreket të plotësojë pazëllin, duke marrë parasysh faktin se dëshmitë e Saimir Tahirit, Haki Çakos, e Lindita Nikollës, nuk ishin në sintoni me njëra-tjetrën, lidhur me mënyrën sesi këta zyrtarë u informuan se një pedagog në garën për një post të rëndësishëm u kërcënuan.

Vezaj lidh çështjen e Konit me një truall, fushë, në hyrje të Qytetit Studenti. Trualli i është marrë pronarëve dhe me VKM i është dhënë Universitetit të Tiranës. 

Përplasjet mes Konit, dhe bordit drejtues në UT, vijojnë dhe sot e kësaj dite.

Vetëm pak javë më parë, Konit iu sekuestrua makina, pa detaje.

Më pas u mësua se ishte kancelari i UT-së, që kishte denoncuar Konin për përdorim në shkelje të rregullores.

Vezaj sjell një pistë tjetër, lidhur me këtë kërcënim.

Sipas tij, kërcënimi ndaj Konit nuk u bë për postin e rektorit, por për firmën e tij si rektor për pronën në Qytetin Studenti, e cila me VKM i është kthyer Universitetit të Tiranës por vijon të përdoret nga Bashkia Tiranë.

Vezaj shkruan se Koni kishte refuzuar ‘pazaret’ për këtë fushë dhe se pronarëve iu ishte premtuar zgjidhja: Tërheqja e Konit nga gara, në mënyrë që të merrnin pronën.

Në këtë moment hyn në lojë Shullazi, që merret si përmbarues për të kërcënuar Konin. /Hashtag.al

Statusi i plotë i gazetarit Flamur Vezaj:

Kush genjeu ne Gjykate dhe pse u kercenua Koni!?

Sipas deshmive te dhene ne prokurori te ketyre personazheve te rastit E.Shullazit! 
Vec humbjes se kujteses nga pedagoget per personazhin Shullazi te tjerat kane qene ne sinkron!
Dhori Kule: Pas kercenimit fola ne telefon me E.Ramen dhe ai me lidhi me S.Tahirin dhe me pas bashke me L.Nikollen, H.Cakon e E.Hodaj u takuam ku me premtuan qe do ta zgjidhin kete problem! Tahiri me tha do ta mbyll une kete problem! Dy ore pas takimit ka dal S.Berisha ne konference per media!…
M.Koni: Pas kercenimit kam fol me familjen, me pas me L.Nikollen dhe brenda pak minutaah me ka marr kancelari e me ka thene se do takohemi me M.Brendshem me te cilin jam takuar e i kam treguar ngjarjen ku ishte edhe L.Nikolla, H.Cako e E.Hodaj qe mbanin shenime ato qe thoja. Me pas kam paraqita doreheqjen nga kandidimi por nuk u pranua! Rreth dy ore me pas S.Berishen doli ne media e beri publike.
L.Nikolla: …Me mori Dh.Kule ne telefon dhe me tregoj kercenimin dhe me pas bashke me S.Tahirin, H.Cakon e E.Hodaj kemi takuar profesoret qe i premtuam se do te ndjekim rrugen ligjore!
Pas daljes se S.Berishes ne konference policia kerkon nga E.Shullazi te paraqitet  ne Polici e ai nuk merr mundimin dhe pas kesaj zyrtaret e larte e dergojne te rruga “Kavajes”, zv/drejtorin e Policise se Tiranes dhe me qetesi e dashuri (kamerat e trupit nuk filmonin) e sjellin Shullazin te policia!

Pas disa telefonatave me debate e ze te larte nga brenda drejtorise, aty rreth ores 22:45 shkon urdheri i Prokurorise per Krime te Renda per ndalimin e Shullazit!

Edhe per kete pjese ka pas debate qe tashme i kam thene, perfundimisht Shullazi mbeti ne qeli! 
Tani kush e mori vesh i pari, kush e denoncoi e kush genjen besoj kuptohet kur i lexoni keto reshta!

Ka edhe me shume kjo histori…pasi jane disa pyetje ende pa pergjigjie.

Kush kishte interes per mos zgjedhjen e M.Konit Rektor, vec kandidates tjeter K.Dibra?

Pse kishte refuzuar M.Koni “pazaret” per fushen ne hyrje te Qytet Studentit?

Kush i kishte premtuar “pronareve” qe nese nuk zgjidhet Rektor M.Koni “pronen” do e merrnin?

Kush e “punesoi” Shullazin si “permbarues” ne kete çeshtje?

Ç’lidhje ka me ngjarjen ky zv/ministri i ri i Arsimit dikur zv/rektor E.Demo dhe cfare premtimesh kishte dhene ai nese nuk zgjidhet M.Koni Rektor?

Pse kjo fushe vazhdon e “bllokuar” e te shfrytezohet nga Bashkia kur me VKM i eshte kthyer Universitetit te Tiranes?

Pse nuk realizohet Kampusi Universitar sic ishte premtuar?

Per cfare “pazaresh parimore” Bordi Rektoratit eshte perplas me M.Konin dhe kane caktuar administrator?

Pse Rektorati funksionon me dy vula. Kush i pushon kallezimet e Rektorit ne Prokurorin e Tiranes…etj…etj?

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful