Templates by BIGtheme NET

Pakicat kombëtare, mollë sherri në parlament: Ironi provinciale, e bëni qëllimisht

BeFunky Collage

Projektligji për pakicat kombëtare është kthyer në objekt replikash mes kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, ministrit Ditmir Bushati dhe Kryeministrit Rama.

 “Në lidhje me pyetjen e parë se pse ministrja e punëve të Jashtme e ka prezantuar ligjin në komisione dhe në seance informacioni juaj është i pasaktë, Ky pr.ligj është miratuar në Këshillin e Ministrave nga 4 ministra. Ministria që unë drejtoj është institucioni përgjegjës për raportimin. Ju them që nga viti 200 e deri me sot ka një ndërveprim bazuar në konventën kuadër dhe Shqipëria ka disa detyrime. Kemi një ligj kuadër në bazën e të drejtës kombëtare, ne me këtë ligj krijojmë bazën e akteve nënligjore. Kemi marrë rastet nga rajoni? Është e vështirë pasi praktika është e shumëllojshme. Ka vende që kanë një realitet multientik”– tha Bushati.

Sipas Dules, ‘kjo përfaqëson frymën e kërkesave të minoriteteve jo me diskriminim pozitiv por si të barabartë, vetëm një vend me trajtim të barabartë të qytetarëve garanton koherencën sociale, element kyç për integrimin”.

Bushati ka replikuar sërish, duke ironizuar Dulen, se ky i fundit se ka lexuar mirë raportin.

 “Sot nuk ka më verifikim me shkumës te dera e shtëpisë, u sekëlldisa nga sugjerimet tuaja. Nëse do ishte kaq e thjeshtë, fqinjët tanë, që me të drejtë flasin për respektimin e pakicave do kishin aderuar në këtë konventë shumë më parë. Pse nuk merrni në referencë ligjin cek apo polak? Unë nuk hyj në diskutim për ngjashmëritë, përbërja etnike e Malit të Zi është e pakrahasueshme”. -tha Bushati.

Pas kësaj Dule është kthyer në foltore dhe tha: “E dëgjova tentativën tuaj për të ushtruar ironinë provinciale, ashtu si edhe në dëgjesa, mos e tentoni jeni i dështuar. Folët për ftesa, dhe se nuk kam marrë pjesë në debate, asnjë ftesë”.

Kryeministri Rama, zgjodhi të replikonte me Dulen, dhe tha se ky i fundit është minoritar, por jo përfaqësues i minoritetit.

/Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful