Templates by BIGtheme NET

Lirohet nga burgu pasi u kap me 5 ton drogë, KLD reagon për vendimin

 

KLDKëshilli i Lartë i Drejtësisë, ka reaguar pas lirimit nga burgu të Rakip Arapaj, të arrestuar me 5 ton drogë në Llakatund.

“Vendimi gjyqësor për lirimin e tij, dhënë nga gjyqtari A.B. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka probleme serioze me ligjin Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur me vëmendje informacionet e transmetuara në median e shkruar dhe vizive mbi lirimin nga paraburgimi të shtetasit R.A të hetuar, në masë sigurie arrest me burg, për mbi 5 tonë lëndë narkotike në fshatin Llakatund, Vlorë, duke theksuar se vendimi gjyqësor për lirimin e tij, dhënë nga gjyqtari A.B. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka probleme serioze me ligjin.,”  u shpreh KLD, në një deklaratë për mediat.

Në këto kushte, pasi u shqyrtuan paraprakisht të dhënat e transmetuara në media, si dhe kuadri ligjor në fuqi, konkretisht dispozitat e Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në RSH”, është çmuar se ka vend për verifikimin e rastit në fjalë.

Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi.

 Në vijimësi KLD, nisur edhe nga ndjeshmëria e madhe që ka çështja, do të bëjë publike rezultatet e dala nga monitorimi.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful