Templates by BIGtheme NET

Historia kriminale e dy bandave që po përplasen në Lushnjë

BeFunkyCollage

Mbrëmjen e djeshme Lushnja u trondit nga një ngjarje e rëndë, pasi dy të rinj u ekzekutuan në qendër të qytetit.

Të rinjtë që mbetën të vrarë janë identifikuar si Zamir Latifi, 23-vjeç, dhe Jurgen Hoxha, 22-vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur pronari i lokalit ku ndodheshin dy viktimat, Marjus Xhepexhiu si dhe një kalimtar i rastit.

Në momentin kur u qëlluan, Latifi dhe Hoxha, po qëndronin pranë një lokali në rrugën ‘Loni Dhamo’, që frekuentohej rregullisht prej tyre në vendin e quajtur ‘Ura e Përroit’.

Pranë trupit të njërit prej viktimave, Zamir Latifi, është gjetur një armë zjarri tip pistoletë.

Sipas policisë, personat që kanë qëlluar mund të kenë qenë disa dhe pasi kanë ekzekutuar dy të rinjtë, janë larguar me shpejtësi me një makinë, që u gjet më pas e djegur në aksin Lushnje-Berat. Pas kontrollit në mjet janë gjetur tre armë automatike që dyshohet se u përkisnin autorëve të atentatit.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, personi që ka qëlluar ndaj dy të rinjve ka qenë vetëm një dhe i maskuar.

Ai ka zbritur nga një makinë dhe pasi ka ecur rreth 20 metra ka qëlluar ndaj të rinjve duke i lënë të vdekur në vend dhe më pas është larguar me të njëjtin mjet.

Sipas policisë, pista e parë ku po hetohet është ajo e trafikut të drogës në Belgjikë dhe Holandë.

Në 25 shtator të vitit 2016, për të njëjtin motiv, ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit, Zamir Latifit dhe Sajmo Xheliut, është bërë një tjetër atentat, por ata mundën t’i shpëtojnë breshërisë së plumbave.

Në këtë atentat, Shkurti, mori një plumb në këmbë, kurse i plagosur mbeti edhe Sajmo Xheliu. Xheliu dhe Shkurti kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Viktima e djeshme, Zamir Latifi, kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia ku ishte emigrant, kurse Jurgen Hoxha, qëndronte më së shumti në Holandë.

Policia ka shpallur si të dyshuar për masakrën e mbrëmshme, Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, të cilët dyshohen edhe si autorë të atentatit të një viti më parë, ku mbetën të plagosur, Shkurti dhe Xheliu.

Kush janë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili

Laert Haxhiu është i afërmi i Bledar Haxhiut, i vrarë nga banda e Aldo Bares gjatë përplasjes mes bandave të Lushnjes në vitet 97’-98’.

Në dosjen e bandës së Lushnjes rezulton se ekzekutorët e Bledar Haxhiut, kanë qenë anëtarët e bandës së Aldo Bares, Elton Mermali, Erjon Kashari, Dritan Vila dhe Petrit Liçi.

Por në një dëshmi të dhënë në vitin 2005 në gjyqin ndaj Aldo Bares dhe bandës së tij, nga babai i Edjon Xhafës, ky i fundit ka pohuar se Bledar Haxhiu është ekzekutuar nga i biri, Edjoni, pasi dyshonte se Haxhiu kishte qenë autor i plagosjes së tij në verën e vitit 1998.

 Edjon Xhafa është ekzektuar në Itali në vitin 1999.

Laert Haxhiu rezulton person me precedent penal.

Ai është ndaluar në Durrës gjatë operacioni policor ‘Smart’ në qershor të 2015-ës, ku u sekuestrua një sasi rekord prej 1.5 kilogramësh heroinë.

Ai u ndalua së bashku me Saimir Taullain, i cili është vëllai i Baki Taullait, i njohur si biznesmen karburantesh dhe që është ekzekutuar nga banda e Aldo Bares në korrik të vitit 2005.

Haxhiu dhe Taullai u ndaluan dhe gjatë dëshmisë në polici deklaruan se kishin tentuar të largoheshin gjatë ndjekjes së policisë, pasi kujtonin se po ndiqeshin nga njerëzit e Aldo Bares.

Haxhiu ka pasur një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se merrej me trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Ai është dënuar më parë, pasi në bashkëpunim me Orges Bilbili, kanë vrarë në korrik të vitit 2010, Gerti Lalën, i njohur me nofkën ‘Iriqi’, që ka qenë pjesë e bandës së Aldo Bares.

Ai doli nga burgu në fund të vitit 2014 dhe u arrestua sërish në operacionin ‘Smart’ në vitin 2015.

Orges Bilbili është akuzuar si vrasësi i Gerti Lalës pasi në gjyq, ka qenë e ëma e Lalës ajo që ka identifikuar Bilbilin si vrasësin e të birit.

Ai është arrestuar më parë edhe për plagosje me thikë. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful