Templates by BIGtheme NET

Hije skandali në administratën shtetërore, gjysma e punonjësve nuk figurojnë në skemën e sigurimeve

15168809_10154221452091523_2737738734184685927_o

Qeveria ka nisur sërish një aksion kundër informalitetit në sektorin privat, lidhur me eleminimin e punës në të zezë, apo lëshimin e kuponit tatimor.

Por një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, hedh hije për një megaskandal në zyrat e administratës shqiptare.

Shqiptarja.com është fokusuar tek auditi që KLSH-ja ka zhvilluar në menaxhimin e burimeve njerëzove.

Sipas raportit rreth 55% e punonjësve në shtet nuk figurojnë në system.

Nga 81.147 punonjës deri në fund të 2017, 44 mijë punonjës nuk rezultojnë në sistemin e të dhënave.

Nuk ka pasqyrim të dhënash tek njësitë vendore, por dhe në ministritë më të rëndësishme.

Raporti zbulon se dhe tek Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme nuk janë hedhur në system të dhënat për personelin.

Auditi ka nisur në prill të këtij viti dhe ka zgjatur një muaj.

Sistemi Informatik i Menaxhimit të Burimeve Njerëzove është ndërtuar për të ndihmuar DAP-in në procesin e menaxhimit të burimeve njerëzore.

Në dosjet e çdo nënpunësi, figurojnë të dhënat për arsimin, rekrutimin, pagën, trajnimet dhe siguracionet.

Ka dhe një VKM që specifikon lidhjen e këtij sistemi me institucionet e tjera, “se sistemi HRMIS duhet të ndërveprojë me bazat e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Sistemit të Thesarit në Ministrinë e Financave etj. HRMIS shërben si burim planifikimi dhe informacioni për pagat dhe kontributet e nëpunësve publikë, nëpërmjet ndërveprimit me Sistemin e Thesarit”.

KLSH në këtë raport kërkon që DAP të marrë masat për të plotësuar të dhënat për çdo punonjës.

  “Departamenti i Administratës Publike të ushtrojë kompetencat e tij duke përdorur të gjithë mekanizmat ligjorë që disponon, për të detyruar institucionet përdoruese të përmbushin detyrimin e tyre ligjor dhe të përfundojnë procesin e popullimit të sistemit me të dhëna”, thuhet në raport.

Konstatimet e KLSH-së zbulojnë se DAP ka dështuar në përmbushjen e objektivave, duke sqaruar lidhjen që sistemi, ka me Thesarin duke punuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin. 

Një qasje e tillë pasive e DAP, cenon performancë e administratës në terma të objektivave të HRMIS. -Sistemi HRMIS nuk realizon synimin e përcaktuar në pikën 9, kreu II i VKM 117. pra përdorimin e tij si burim informacioni dhe planifikimi për pagesat dhe kontributet. Ai ndërvepron në nivel fizik me sistemin e Thesarit, pra sistemet mund të komunikojnë me njëri tjetrin, por ende nuk ka përfunduar faza e shkëmbimit të të dhënave me qëllim kalimin e listë pagesave përmes HRMIS në sistemin e thesarit.”-thuhet në raport.

/Hashtag.al

 

 

 

MUND TË KOMENTOSH

2 Komente on "Hije skandali në administratën shtetërore, gjysma e punonjësve nuk figurojnë në skemën e sigurimeve"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
Besimi
I ftuar

Keo jane vetem mashtrime dhe qe jane lajme fare pa vlere. Secili qe eshte pune ne shtet as qe behet fjale qe duhet dhe eshte me sigurime. Por ju portale fake kur nuk keni cfare te hidhni, hidhni keto mashtrime.

Alda
I ftuar

Nuk ka njerez qe punojne ne administrate qe nuk jane te siguruar ndaj lerini keto budalliqe se nuk i ha kush. Boll disinformuat popullin se lat nam

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful