Templates by BIGtheme NET

Zbardhet pas një viti vrasja e teknologut në Mallakastër, Shefo Duraj u vra për hasmëri

foto lajmi i funditPolicia ka zbardhur sot vrasjen e teknologut të uzinës së Ballshit, Shefo Durajt, në pyllin e fshatit Kalenjë të Mallakastrës në nëntor të vitit 2016 dhe ka arrestuar autorin.

Autori i krimit dyshohet se është Feti Yzeiraj, 41 vjeç nga fshati Aranitas i Mallakastrës. Sipas organit të akuzës, ‘viktima Shefo Duraj në momentin e vrasjes dispononte dy aparate telefonike celulare, njeri prej të cilëve u gjet në vendin e ngjarjes kurse aparati tjeter nuk eshte gjetur.

Sipas përgjigjes së shoqërisë telefonike xxxxx, datë 04.10.2017, rezultoi se aparati telefonik ishte regjistruar në emër të Feti Baki Yzeirajt, me familjen e të cilit viktima dyshohet se kishte hasmëri.’

Relacioni i prokurorisë për çështjen

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Shefo Duraj mund të jetë vrarë për motive hasmërie, pasi babai i tij, Llane Duraj, ka vrarë në vitin 1968 bashkëfshatarin e tij, My.G dhe djali i tij Mu.G ka dijeni per vrasjen e Shefo Durajt

Në deklarimin që i është marrë familjarëve të viktimes dhe konkretisht gruas së tij Shyqyrije Duraj, kjo e fundit ka treguar se burri i saj Shefo Duraj punonte në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh.

Në lidhje me këtë ngjarje, ajo ka thënë se Shefoja nuk ka pasur konflikte , por dyshonte se njëherë në muajin Gusht apo Shtator të këtij viti ka ardhur një nipi i M.G. nga Berati dhe kishte pyetur Shefon se ku kalohej për në Aranitas dhe Shefoja ia kishte treguar rrugën.

Këtë dyshim, Shyqyrija e kishte, pasi para viteve 1990 babai i Shefos që quhej Llane, ka vrarë me thikë babanë e shtetasit M.G.

Nga hetimet rezulton se Feti Yzeiraj është nipi i M.G., djali i motrës, shtetas me të cilin dyshohet se viktima kishte hasmëri.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful