Templates by BIGtheme NET

Si po shpërbëhet marrëdhënia speciale mes SHBA-së dhe Turqisë

trump

Edhe pse Uashingtoni dhe Ankaraja janë pjesë e të njëjtit bllok ushtarak dhe e llogarisin njëri-tjetrin si partnerë të afërt, marrëdhëniet mes tyre kanë pësuar një çarje të thellë së fundmi.

Presidenti Trump e ka cilësuar para pak kohësh Turqinë si aleaten më të ngushtë të SHBA-së dhe presidentin Erdogan si një mik, por partnerët e NATO-s duken larg arritjes së disa marrëveshjeve kyçe në disa çështje të nxehta.

Problemet mes palëve kanë nisur që prej mospranimit të kërkesës së SHBA-së për esktradimin e klerikut Fethullah Gulen në Turqi, ku akuzohet si koka e grushtit të shtetit.

Përveç kësaj, palët duket se nuk janë në të njëjtin krah për sa u përket kurdëve në rajon duke qenë se SHBA-ja është pro një shteti kurd kurse Turqia ka deklaruar se do e kundërshtojë me të gjitha mënyrat këtë gjë.

Problemi më i fundit është arrestimi i një punonjësi të konsullatës amerikane në Stamboll, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në grushtin e shtetit, gjë që ka çuar në pezullimin e vizave nga të dy krahët.

Gjithë këto ndasi kanë çuar në afrimin e Turqisë me Rusinë dhe dy vendet duket e kanë kapërcyer krizën e para pak kohëve dhe tashmë janë kthyer sërish në rrugën e bashkëpunimit të ngushtë, gjë që nuk i pëlqen aspak Uashingtonit, për vetë pozitat që mban Turqia në rajon.

Shumë çështje kanë mbetur pezull dhe është ende për t’u parë sesi do reagojnë administratat e Trump dhe Erdogan, por për momentin SHBA-ja dhe Turqia duken shumë larg njëra-tjetrës.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful