Templates by BIGtheme NET

Indi, Gjykata ndalon shitjen e fishekzjarrëve

3375

Fëmijë në Dehli gjatë festivalit Diwali

Gjykata më e lartë e Indisë ka ndaluar shitjen e fishekzjarreve në Delhi gjatë festivalit të ardhshëm Diwali, duke shpresuar që në këtë mënyrë të parandalojë kulmin e niveleve toksike të ndotjes së ajrit që shoqërojnë pushimet.

Festivali hindu i dritave të vitit të kaluar, në të cilin dhjetëra mijëra fishekë u shpërthyen në Delhi gjatë disa ditëve, shoqëroi qytetin me një ndotje në smog toksik që detyroi mbylljen e shkollave, stacioneve të energjisë dhe vendeve të ndërtimit.

Rritja e ndotjes ajrore në nivele deri në 29 herë më të larta se standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bëri që gjykata supreme në nëntor të ndalonte shitjen e fishekzjarreve në kryeqytetin indian.

Ndalimi u përmbys pas një sfide nga prodhuesit e fishekzjarreve, por gjykata më e lartë e Indisë tha të hënën se do të qëndronte deri në nëntor për të monitoruar nëse nivelet e ndotjes së ajrit do të ndikonin ndjeshëm.

Burimi: The Guardian

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful