Templates by BIGtheme NET

‘Mesnata’ prangos 4 adoleshendetët, grabisnin çiftet te kodrat e Liqenit Artificial

arrestPolicia ka arrestuar katër adoleshentë të cilët akuzohen se grabisnin me dhunë në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Katër adoleshentët janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar ‘Mesnata’ pas disa denoncimesh nga qytetarë të ndryshëm të cilët ishin grabitur me dhunë.

Në pranga kanë rënë:

E. Gj., 15 vjeç, banues në Tiranë

K.H., 17 vjeç, banues në Tiranë.

E.M., 16 vjeç, banues në Tiranë

A.Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë

Njoftimi i policisë

Adoleshentë janë autorë të ngjarjeve të ndodhura në datat:

08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “IPhone 7”, shtetasit L. R.

08.10.2017,  kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung S5”, shtetasit K. Gj.

10.09.2017 , kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave “Samsung S7 EG” dhe  “IPhone 5S”, shtetasve T. H. dhe R. C.

14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung Galaxy S6”, shtetases E. G.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

Një ‘IPhone 7’, në pronësi të shtetasit L. R.

Një ‘Samsung S 5’, në pronësi të shtetasit K. Gj.

Një ‘Samsung S 7 EG’, në pronësi të shtetasit T. H.

15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Një krehër pistolete pa fishekë.

Një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful