Templates by BIGtheme NET

Rama u gabua: ‘Galacticos’ fituan Champions-in e 2002-shit dhe jo “asnjë trofe”

 

Untitled

Në komunikimin javor të së dielës, kthyer tashmë në një traditë, kryeministri gaboi në një detaj të vogël, por jo aq të parëndësishëm.

 

Duke dashur t’u shpjegonte ndjekësve në Facebook përmes transmetimit në ERTV, vlerën e një qeverie që punon si një skuadër e bashkuar në frymën e grupit, Rama solli shembullin e “Galaktikëve” të Realit të Madridit.

 

Periudha e “Galaktikëve” të famshëm, është ajo e fillim të viteve 2000 kur yjet më të mëdhenj të futbollit të kohës, u mblodhën tek Reali i Madridit.

 

Sipas Ramës, “Galaktikët” e mëdhenj nuk fituan dot asgjë sepse nuk kishin frymë skuadre në lojën në fushë.

 

“Na ishte njëherë një skuadër që për nga cilësia e individëve u quajt ‘Skuadra e Galaktikëve’, por ‘Galacticos’ nuk fituan asnjë trofe pikërisht sepse nuk u bënë kurrë skuadër, grup, frymë në fushën e lojës.” – u shpreh Rama.

 

Në fakt, kryeministri u gabua në detaje jo të vogla të këtij krahasimi. “Galaktikët” e Realit, në vitet 2000-2005 arritën të fitojnë dy herë kampionatin spanjoll, “La Ligan”, si dhe më e rëndësishmja, trofeun e Kupës së Kampionëve në vitin 2002.

 

Sidomos këtë të fundit, vështirë se mund ta harrojë dikush që ndjek futboll si kryeministri Rama, për një ndër golat më të bukur të historisë së futbollit – golin e Zinedine Zidane, që u dha pikërisht triumfin “Galaktikëve”.

 

Ndaj, krahasimi me “Galaktikët”, ndoshta nuk ishte aq i mirë për të ilustruar mosfunksionimin e skuadrës sesa ç’mund të ishte i mirë për të ilustruar investimet e mëdha monetare, të pastudiuara, të cilat prodhojnë më tepër humbje se fitore në planin afatgjatë.

 

Në fakt, kryeministri Rama mund ta kuptonte mirë këtë, andaj ndoshta me qëllim, e zhvendosi krahasimin ilustrues në një tjetër plan.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful