Templates by BIGtheme NET

Panuçi: Krenar që jam trajner i Kombëtares, djemtë vlejnë më shumë se ç’mendojnë

panuci

Kristian Panuçi, trajneri i Kombëtares shqiptare u shpreh në konferencën e sotme për shtyp se 7 dëmtimet në ndeshjen me Spanjën dhanë efektin e tyre. Por ai u shpreh se duke patur parasysh ndeshjen në shtëpinë e njërës prej skuadrave favorite për të fituar Botërorin, Shqipëria bëri një ndeshje të mirë.

 

“Si ishte Shqipëria me Spanjën? Kur luajtëm me Spanjën në Shqipëri, sa herë goditëm portën? Sa herë qëlloi në portën e Spanjës? E di cila është skuadra që ka qëlluar më shumë në portën e Spanjës. 14 raste dhe 4  goditje në kuadrat. Sa skuadra kanë luajtur mirë në Spanjë? 0. Kjo është përgjigja.” – u shpreh ai para gazetarëve

 

Panuçi tha se zgjedhja e formacionit ndaj Spanjës ishte në varësi edhe të zgjedhjes së formacionit në ndeshjen e së hënës ndaj Italisë.

 

“Zgjedhja e formacionit ndaj Spanjës i kishte brenda të gjitha vlerësimet. Kini një parasysh që ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë të fitohej. Bëra zgjedhjet duke menduar për të dyja ndeshjet. Në qoftë se luante Sadiku dhe pësonte një dëmtim, unë nuk kisha më sulmues. Në qoftë së luante Agolli dy ndeshje kur vjen nga një dëmtimi afatgjatë, nuk mund t’ia dalë. ”

 

Kristian Panuçi tha se pavarësisht se është Italian, ndihet krenar që është trajner i Kombëtares shqiptare.

 

“Nesër do të jem në fushë me djemtë e mi. Do të isha i lumtur në qoftë se djemtë do ia dilnin të kishin sukses. Vlejnë më shumë sesa mendojnë. Jam i bindur që nesër do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Pres një Itali të inatosur sepse po merr shumë kritika. Do të vijë për të bërë një ndeshje shumë serioze. Dua të kënaqemi me një rezultat shumë të mirë.” – u shpreh trajneri i Kombëtares në konferencën e sotme për shtyp.  

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful