Templates by BIGtheme NET

De Biasi paralajmëron Italinë: Kujdes, me Shqipërinë s’do jetë shëtitje

xhaniXhani De Biazi nuk mund të mos flasë për ndeshjen Shqipëri-Itali. Luan atdheu i tij dhe vendi që i dha pasaportën dhe regjistroi suksese historike, duke marrë pjesë për herë të parë në kampionatin Europian, shkruan sportal.

Pas tij Italia e kërkoi: ‘U ndjeva paksa i vjedhur, pasi isha në avantazh. Por, isha i impenjuar me Shqipërinë dhe nuk ia dola të lirohem. Shkoi ndryshe dhe tani nuk ka aspak xhelozi’, thotë De Biazi në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport”.

‘Me Maqedoninë mund dhe duhej të fitonim, por futbolli rezervon edhe surpriza. Do të kualifikohemi, edhe pse në Shkodër do të jetë e vështirë’, thotë më tej tekniku italian i Alaves, që paralajmëron ‘axurrët’ për vështirësinë e ndeshjes me Shqipërinë.

‘Shqipëria, është dhe mbetet larg teknikisht dhe për njëmijë motive të tjera, histori, kualitet individësh apo eksperiencë, por nuk i mungon grinta, agresiviteti dhe dëshira për të surprizuar. Me Panuçin kanë edhe diçka më tepër, dëshirën e lojtarëve për t’i rënë në sy trajnerit të ri. Pikat e forta? Janë vendosmëria dhe organizimi’.

Sa i takon kualifikimit të Italisë në Botëror, De Biazi është i sigurt se kjo do ndodhë:

‘Do të shkojmë në Botëror me 100% nëpërmjet ‘play-off’-it, nëse nuk ndodh diçka e pazakontë. Si skuadër mund vetëm të rritemi, dhe në momentet vendimtare bëhemi më kompaktë. Nuk është ky rasti, por shpesh na duhet të prekim fundin për t’i dhënë formë dëshpërimit. Gjithsesi ‘play-off’-i nuk është një tragjedi’.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful