Templates by BIGtheme NET

Kush po financon për betonizimin e vendit dhe Tiranës?

tabakuBlog-Autor: Jorida Tabaku

Ditën e enjte shpenzuam një ditë të gjatë dhe të lodhshme në një seancë parlamentare pa bereqet meqë nuk di të jetë marrë ndonjë vendim në shërbim të qytetarëve.

Nga i gjithë ligjërimi i kryeministrit të tej mbushur me këpucë të grisura e taka të larta, më bëri përshtypje një shifër e përmendur se rritja ekonomike e vendit është 4.06%.

Me gjasë, nëse nuk do të përmendte se burimi i këtij informacioni është EUROSTAT, nuk do ta kisha fiksuar pasi jo rrallë herë nuk e dëgjojmë të njëjtën shifër dy herë, por këtë herë e përsëriti përsëri me bizneset e mëdhenj të premten në mëngjes.

Shifër që sot, për koincidencë e pasqyroi dhe INSTAT në raportin e tij, por natyrisht jo EUROSTAT.

Koincidencë fatlume kjo për kryeministrin që arriti të zbulojë se çfarë do të publikonte raporti i një institucioni të pavarur nga tutela qeveritare si INSTAT.

Por megjithëse iu gëzua si një fëmijë rritjes ekonomike që kalonte 4% për tremujorin e dytë të vitit, kryeministri duhet të ketë parasysh se kjo rritje ekonomike nuk është përfundimtare dhe se në katër vjet jo pak herë rritjet ekonomike kanë hyrë në ujë në fund të vitit.

Së dyti, kryeministri dhe qeveria duhet të kenë parasysh se kjo rritje vjen si pasojë e zërit të ndërtimit dhe është e lidhur ngushtësisht me rritjen me mbi 100% të lejeve të ndërtimit të dhënë nga bashkia Tiranë në një kohë ku kryetari i saj u zotua se nuk do të jepte leje ndërtimi.

Gjithashtu një pjesë të konsiderueshme e rritjes bazohet në paratë e shpenzuara nga TAP dhe Devoll që kanë rritur ndjeshëm peshën në këtë rritje.

Jo vetëm kaq, një qeveri e përgjegjshme duhej të alarmohej për uljen me 2,31% të sektorit të Shërbimeve Administrative, ulje e lidhur tërësisht me rënien e aktivitetit të Call Center ku janë punësuar mbi 25 mijë të rinj.

Në raportet e rritjes ekonomike është hera e parë që ky sektor raporton rënie, pas rritjes së vrullshme vitet e kaluara.

Sikur kjo të mos mjaftonte, të dhënat e BSH tregojnë se me të vërtetë ndërtimi është rritur se rritja vjen edhe nga një boom lejesh.

Por, e gjitha kjo rrezikon ta kthejë në një flluskë potenciale për ekonominë e pa diversifikuar në investime që ne kemi.

Një flluskë që financohet nga paratë e pista sepse të dhënat e kredive për sektorin e ndërtimit nuk kanë pasur rritje, sipas raportit të BSH.

Thënë me fjalë të tjera, bizneset që sot po hedhin beton për rritje ekonomike po përdorin para që nuk vijnë nga burime financiare të ligjshme.

A vijnë këto para nga tokat e mbuluara me kanabis që e shndërruan monedhën vendase në më të fortën në rajon në raport me euron dhe që e kanë shndërruar vendin tonë në një narko-shtet?

A është kjo rritje ekonomike e prodhuar nga përdorimi i rrugëve detare dhe ajrore shteti hije që punon në mbështetje të një qeverie të lidhur ngushtë me drogën dhe ekonominë e zezë?

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful