Templates by BIGtheme NET

DOKUMENTET EKSKLUZIVE – Qeveria ka financuar fshehurazi Bienalen e Venecias

Rama makiazh superfoto OKOKOK fotocover faksimile klsh venezia

Javën e fundit u përcoll me bujë ekspozita personale/private e artistit Edi Rama në Bienalen e Venecias. Por një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zbulon se qeveria e kryeministrit Edi Rama, e ka financuar me fonde publike këtë bienale.

Raporti i siguruar në rrugë zyrtare nga Hashtag.al, zbulon se në intervalin kohor Mars-Tetor 2016, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka kryer një sërë prokurimesh të paqarta dhe të dyshimta publicitare, me kompani të huaja dhe shqiptare. Pjesë e kapilarëve të financimit ka qenë dhe ‘Fondacioni Bienalja e Venecias’.

Historia nis në Mars 2016, kur ish-ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, vendosi një fond prej afro 500 mijë dollarë (në total për vitin 2016) në dispozicion të spoteve publicitare për promovimin e Shqipërisë. Ky ishte projekti i quajtur ‘Albania go on your way’.  

Më pas ministria e Ekonomisë lidhi kontratë me një kompani të huaj, e cila mori përsipër që të shfaqte spotin promovues gjatë kampionatit evropian të futbollit ‘Euro 2016’.

Shteti shqiptar pagoi 95 mijë euro për të drejtat e transmetimit të kësaj reklame, por siç zbulon raporti i KLSH-së, spoti nuk u transmetua në Francë për shkak të disa komplikimeve me afatet e kontratës.

Dhe çfarë bën ministria pas kësaj?

E sposton transmetimin  e këtij spoti në tetor për llogari të ‘Bienales së Venecias’.

Lexoni me vëmendje çfarë konstaton raporti i KLSH-së:

“Spoti rezulton se është përdorur për promocion gjatë Festivalit të Venecias dhe jo gjatë kampionatit Evropian”

Më tej raporti zbulon:

“Nga auditimi ekziston komunikimi elektronik me kompaninë “Outdoor Revolution” me seli në Londër, me AKT(Agjencia Kombëtare e Turizmit), përfaqësuar  nga ish-drejtori i marketingut në AKT. Ku është pranuar, “silver package 12×30” spote në ditë, për 11 ditë. Në këtë ofertë, del e paqartë që është spoti prej 10 sekonda, i cili u prodhua nga kompania fituese ‘Publicita shpk”, për t’u publikuar në Euro-2016, apo kemi të bëjmë me ndonjë spot tjetër. Në faturën e sjellë nga kompania e huaj, “Rapture Entertainment Limited” Londër, flitet për një spot 30 sekonda.
Nga auditimi i dosjes fizike kompania e cila ka ekskluzivitetin për transmetimin e spotit është “Outdoor Revolution” me këto të dhëna: “Fondazione La Bienale di Venezia” dhe nuk jepet asnjë dokumentacion ligjor dhe asnjë argumentim faktesh për lidhjen që kanë këto kompani “të përzgjedhura nga AKT-ja”.   

Faksimile 2 bienale rama venezia klsh 2

Thënë në mënyrë të përmbledhur, gjetjet e audituesve zbulojnë kryesisht se:

-Ministria e Ekonomisë ka bërë një ‘mish-mash’ kontratash me disa kompani të huaja për transmetimin e spotit promovues në Euro 2016, me vlerë rreth 95 mijë euro.
– Ministria dështoi me realizimin e këtij spoti në Francë, por tre muaj më vonë, bëri transferimin e të drejtave të spotit promovues për në Bienalen e Venecias.
– Kontratat dhe procedura si e kreu këtë transferim duket e paqartë dhe për audituesit e KLSH-së, të cilët shprehin në mënyrë eksplicite mungesën e dokumenteve dhe faturave në ministri.
-Ato pak dokumente të siguruara nga KLSH-ja zbulojnë se kontrata e lidhur në Tetor me kompaninë angleze “Outdoor Revolution” shkonte për llogari të ‘Fondacionit Bienalja e Venecias
-Ministria e Ekonomisë nuk ka ofruar dokumentacion të plotë për të treguar në mënyrë të detajuar se sa fonde publike ka përfituar Fondacioni Bienalja e Venecias, ndërsa KLSH-ja shprehet se projekti total i ministrisë për reklamat promovuese ishte rreth 500 mijë dollarë.

Ndonëse ka financuar një spot promovues për vendin, ministria e Ekonomisë e ka mbajtur të fshehtë këtë fakt dhe nuk e ka deklaruar në asnjë zëdhënie publike.

Raporti i KLSH-së e vendos kryeministrin Edi Rama në një konflikt të pastër interesi, pasi audituesit kanë vërtetuar se ekspozitat private të Edi Ramës janë realizuar në një bienale e cila merr financime nga fondet publike të qeverisë shqiptare.

Për më tepër, ministria e Ekonomisë ka refuzuar të detajojë kontratat që ka lidhur me kompanitë private sa i takon këtij financimi. / Hashtag.al

VIDEO – Prezantimi zytar i Bienales së Venecias për artistin Edi Rama:

 

MUND TË KOMENTOSH

3 Komente on "DOKUMENTET EKSKLUZIVE – Qeveria ka financuar fshehurazi Bienalen e Venecias"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
trackback

[…] investigimit të publikuar nga Hashtag.al, ku rezulton se qeveria ka financuar në mënyrë të fshehtë Bienalen e Venecias, ka reaguar edhe […]

trackback

[…] i siguruar në rrugë zyrtare nga Hashtag.al, zbulon se në intervalin kohor Mars-Tetor 2016, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka kryer një […]

trackback

[…] rapporto fornito ad Hashtag.al da canali ufficiali rivela che nel periodo marzo-ottobre 2016 il Ministero dello Sviluppo Economico […]

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful