Templates by BIGtheme NET

A janë kërcënuese partitë radikale?

Nga Eva Hoxha22007985_10211863205589609_4167579877430863236_n

Partitë radikale të djathta si Fronti Nacional në Francë, Alternativa për Gjermaninë apo Partia për Lirinë në Austri si edhe ato të majta si Podemos në Spanjë apo Syriza në Greqi, kanë korrur jo vetëm një rritje të  profilit të tyre publik por edhe një rritje të suportit elektoral. Së fundi, Alternativa për Gjermaninë, parti radikale e djathtë, pritet jo vetëm të jetë pjesë e parlamentit gjerman por edhe të kthehet në forcë të tretë politike të këtij vendi.

Që prej zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në Austri, në të cilat kandidati i  një partie radikale të djathtë (Partia për Lirinë) doli i dyti me 46 përqind të votave, u rrit interesi mediatik si dhe shqetësimi i përgjithsëm për zgjerimin e elektoratit radikal të djathtë. Për më tej, Le Pen, kandidatja e Fronit Nacional në Francë, doli e dyta në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 me rreth 34 përqind të votave dhe së  fundi, në zgjedhjet e zhvilluara më 24 shtator të këtij viti në Gjermani,  sipas rezultateve paraprake, shihet se Alternativa për Gjermaninë po arrin të futet në parlamentin gjerman duke u renditur në vendin e tretë. Referuar kësaj të fundit, kemi parasysh edhe parantezën se një parti radikale e djathtë nuk ka qenë prezente në parlamentin Gjerman që prej rënies së Hitlerit.

Radikalët e djathtë njihen për programe të cilat përmbajnë këto katër tipare kryesore: nacionalizmi, ksenofobia, autoritarizmi si dhe mirëqenia shoviniste (Për të qënë më të saktë tiparët kryesore janë: nativism, xenophobia, authoritarianism and welfare chauvinism). Ndërkohë që radikalët e majtë kundërshtojnë strukturat ekonomiko-sociale si pjesë të sistemeve kapitaliste, të cilat sipas tyre prodhojnë nivele artificiale pabarazie.

Prej ku buron mbështetja e partive radikale Europiane?

Një pjesë e mirë e studimeve akademike mbarë botërore tregojnë se arsyet kryesore pse radikalët e djathtë po rrisin mbështetjen e tyre lidhen më së shumti më krizën ekonomike, rritjen e emigracionit, mosbesimin ndaj insitutucioneve aktuale, edukimi si dhe zëvendësimii vlerave tradicionale me ato progresive.

Prej pyetësorëve të ndryshëm kombëtare si Centro Investigacion de Sociologia (Spanjë) , ITANES (Itali), British Election Studies (Mbretëria e Bashkuar)  dhe ndërkombëtare si European Social Study, shihet se janë më të prirur të votojnë radikalët e djathtë individë të cilët konsiderojnë emigrantët si cënim për kulturën dhe ekonominë e tyre, të tjerë që janë kundër barazisë gjinore apo të drejtave të LGBT si dhe individët përgjithësisht meshkuj, me nivel arsimimi 8-vjeçar ose të mesëm. Ndërkohë që, janë më të prirur të votojnë radikalët e majtë  individët të cilët kanë shqetësim kryesor papunësinë dhe nuk shohin si fajtor për këtë emigrantët.

Sa e rrezikshme është kjo për situatën aktuale në Europë?

Rritja e mbështetjes elekorale për parti të cilat ofrojnë  gjuhë urrejtje, politika përjashtuese si zgjidhje të problemeve ekonomike si dhe  rritje e mirëqenie vetëm për vendasit dhe jo të huajt, mbart një mesazh të qartë për partitë kryesore të një vendi në lidhje me natyrën  e politikave të cilat këta të fundit duhet të implementojnë, nëse nuk duan të humbasin mbështetjen nga elektorati i tyre. Rrjedhimisht partitë kryesore të majta, të djathta apo të qendërzuara do të anojnë më tepër ndaj implementimit të politikave përjashtuese nga sa pritet zakonisht prejt tyre. Do të rriten masat shtrënguese për pranimin e emigrantëve, refugjatëve apo azil kërkuesve. Gjithashtu, do ulet numri i politikave publike të cilat kanë për synim integrimin e emigrantëve në vendet mikpritëse apo politikave socialo-ekonomike në lidhje me edukimin dhe punësimin e këtyre të fundit.

Së dyti, pas shkëputjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, është rritur retorika për një shpërbërje të mundshme të bashkimit europian nga shumë parti radikale të djathta. Çfarë është më e rëndësishmja, Bashkimi Europian është një ndër arsyet kryesore i cili ka ulur mundësitë e një lufte të tretë botërore ndërkohë që shpërbërja e tij mund të linte të hapur mundësinë e rritjes së konflikteve midis vendeve Europiane. Gjithsesi, mbetet e paqartë nëse suksesi i partive radikale të djathta do vijojë të rritet apo shkëlqimi i tyre do përfundojë në një të ardhme të afërt duke zbehur edhe rolin e tyre në politikat e vendeve përkatëse.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful