Templates by BIGtheme NET

“Të braktisurit” nga tregu i lirë i punës, a po shkojmë drejt një sistemi të ri?

zizekNga Slavoj Žižek

Zhvillimi i teknologjisë dhe automatizimi i industrisë ka krijuar një sfidë të madhe për njerëzimin. Çfarë do bëhet me ata që janë lënë pas nga ky zhvillim?

Vitet e fundit diçka e tillë është trajtuar gjerësisht në seriale të ndryshme televizive si psh ‘Leftovers’ ku subjekt janë padyshim ‘të lënët pas’.

Ndoshta kjo është pjesë e globalizmit, por a janë ‘të lënët pas’, vetëm personat që nuk kanë mundur të bëhen pjesë e vërshimit të emigrantëve dhe kanë ngecur të bllokuar në shtëpitë e tyre?

Në këtë analizë duhet shmangur romanticizmi i emigrantëve. Sipas disa të majtëve evropiane, emigrantët janë proletariati nomad që do shërbejë si bërthama e një revolucioni  të ri në Evropë.

Proletariati sipas Karl Marksit, përbëhej nga punëtorë të cilët kishin një qëllim të përbashkët, nëpërmjet punës së disiplinuar të rrisnin mirëqenien. Por sot shumica e emigrantëve janë në kërkim të asaj sesi të bëhen proletariat. Ata janë ‘asgjë’, pa një vend në godinën shoqërore të vendit ku kanë vajtur dhe për ta është rruga e gjatë që të bëhen proletarë sipas rrugës marksiste.

Një shekull më parë, Vilfredo Pareto, ishte i pari që e përshkroi atë që njihet si rregulli i 80/20 i jetës shoqërore.

80% e tokës zotërohej nga 20% e njerëzve, 80% e përfitimeve prodhohej nga 20% e të punësuarve, 80% e vendimeve merreshin gjatë 20% të kohës së takimeve, 80% e linqeve në Web të çojnë tek më pak se 20% e faqeve në Web, 80% e bizeleve prodhohen nga 20% e bishtajave e kështu me radhë.

Në ditët e sotme, analistët shoqërorë dhe ekonomistët thonë se shpërthimi i prodhimit ekonomik bie ndesh me shembullin e fundit të këtij rregulli. Ekonomia po shkon drejt një rregulli ku 20% e fuqisë punëtore mund të bëjë të gjitha punët e domosdoshme kështu që 80% e popullsisë nuk shërben për asgjë dhe është potencialisht e papunë.

Kur kjo logjikë të arrijë ekstremin e saj atëherë çfarë do ndodhë? Problemi nuk është më se bota po përballet me një proletariat të ri, por me një çështje më radikale: miliarda njerëz në botë nuk janë më të nevojshëm dhe të gjitha industritë fasone nëpër botë nuk mund t’i përthithin më.

Cilat janë alternativat për këtë

Dinamika e kapitalizmit të ri do të lënë një numër gjithnjë e më të madh punëtorësh të papunë. Cila do të jetë e ardhmja e ‘të vdekurve të gjallë’ të kapitalizmit global, ‘të lënët pas’ të këtij progresi?

Zgjidhja për këtë kalon nëpërmjet këtij shtegu. Ose duhet të luajmë lojën humanitare për t’u kujdesur për ‘të lënët pas’, ose duhet filluar ndryshimi i sistemit global që i la ata pas. Pa një ndryshim të tillë, shoqëria jonë dhe situata do bëhet edhe më paarsyeshme.

Për një çast të pranojmë faktin se automatizimi i prodhimit do zvogëlojë nevojën për punëtorë dhe kjo do çojë në shpërthimin e papunësisë. Po në fund të fundit pse t’i frikësohemi këtij parashikimi? A nuk hap kjo derën për një shoqëri të re ku ne të gjithë duhet të punojmë më pak? Në çfarë lloj shoqërie po jetojmë, ku lajmet e mira kthehen automatikisht në të këqija?

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT  /Hashtag.al

*Slavoj Žižek është Filozof  i Kulturës. Ai është kërkues shkencor në Institutin e Sociologjisë dhe Filozofisë në Universitetin e Lubjanës si dhe profesor i njohur i Gjermanishtes në Universitetin e Nju Jorkut në SHBA. Ai është gjithashtu drejtori i Institutit Birkbeck për Humanizmin në Universitetin e Londrës.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful