Templates by BIGtheme NET

PËR KË BIEN KËMBANAT E BERISHËS? (Dhe diçka mbi sevdalinjtë Duma-Salianji)

berisha-basha

Ndërsa Partia Demokratike dhe Lulzim Basha bënin përpjekje për ta kthyer votimin e Gramoz Ruçit në një kauzë politike, rrjedhja e të paktën dy votave nga grupi parlamentar i PD-së shkaktoi një efekt boomerang duke sjellë trazim brenda radhëve të PD-së.

Lideri historik i PD-së Sali Berisha ka mbajtur sot në mbledhjen e grupit parlamentar një qëndrim pa ekuivok, të prerë, duke nxjerrë zbuluar papjekurinë dhe mënyrën idiote se si Basha apo deputetë të afeksionuar pas tij, përpiqeshin të shmangnin përgjegjësitë.

Rrjedhja e të paktën dy votave nga grupi i PD-së, shkaktoi reagime të papara në mbrëmjen së shtunës.

Të gjithë drejtonin gishtin nga Lulzim Basha, kërkonin shpjegime, ndërsa vetë Lulzim Basha të shtunën ishte i kompleksuari më i madh pasi kuptoi çfarë kishte ndodhur.

I kapur në befasi, Basha nuk i doli dot për zot surprizës, por e la të degradonte dhe më tej situatën, kur dy ‘pionerë të tij’ Grida Duma dhe Ervin Salianji, këputën ca deklarata idiote duke u përpjekur të na bindnin se komisioni i numërimit të votave kishte kryer manipulime.

Mbrëmjen e së shtunës pas votimit, deputetët Duma dhe Salianji përpiqeshin të bindnin dhe deputetët e tjerë demokratë që të fajësonin komisionin e numërimit të votave për atë që kishte ndodhur.

Paraditen e së dielës, ndodhi dhe gafa e radhës, u njoftua mbledhja e grupit parlamentar të PD-së por në mënyrë paradoksale, në rendin e mbledhjes së këtij grupi nuk ekzistonte fare çështja e rrjedhjes së votave.

Ende pa u mbushur 24 orë nga votimi që revoltoi shumë demokratë, Lulzim Basha nisi mbledhjen e grupit sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

grida-salianjiTeatri vijoi deri në momentin kur lideri historik i PD-së, Sali Berisha, mori fjalën dhe kaloi direkt në temën e duhur, i konsideroi si akt tradhëtie votat për Gramoz Ruçin.

Ndërsa Berisha ishte duke folur, ‘deputeti sefte’ Ervin Salianji u përpoq të luante sërish melodinë e ‘vjedhjes së votave’, ky fakt e detyroi Berishën që të fliste krejt pa dorashka e të fshikullonte gjithë teatrin idiot dhe hileqar të luajtur nga lidershipi i PD-së.

Deputetët Duma dhe Salianji janë krejt legjitimë që ta duan, ta respektojnë, madje dhe ta ledhatojnë Lulzim Bashën. Papërgjegjshmëria e tyre për ta quajtur të manipuluar një numërim votash që u bë para kamerave, është problem i tyre, i idiotësisë në arsyetim apo dhe sevdasë së pakufishme ndaj kryetarit.

Por Lulzim Basha nuk mund të ndërtojë skenarin dhe aksionin e veprimit/reagimit të partisë më të madhe opozitare, bazuar mbi sevdanë, paranojat dhe idiotësinë e dy ithtarëve të tij.

Kur ndodh rrjedhje në grupin parlamentar, duhet menjëherë të marrë përgjegjësinë kryetari i partisë ose kryetari i grupit parlamentar.
Kur një deputet ngre pretendime se votimi është manipuluar, atëherë duhet që të vërtetojë manipulimin me ngritjen e një komisioni hetimor dhe jo të vazhdojë mbledhjen e grupit të nesërmen sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Kur i rrjedhin vota, Lulzim Basha është plotësisht legjitim të shqetësohet por jo të kompleksohet e të humbë toruan, sepse frerët i mban kryetari, jo sevdalinjtë e tij.
Aq më tepër, kur dy sevdalinjtë, u përpoqën që të paketonin me alibi idiote një numërim votash krejt transparent.

Është plotësisht e mundshme që dy apo më shumë deputetë demokratë të tradhëtojnë, të joshen, të hakëmerren ose të shantazhohen.
Por është e pafalshme që të hiqesh sikur kjo gjë nuk ka ndodhur dhe çdo gjë shkon vaj.

Rrjedhja e votave tregon se ke një problem (e kush nuk ka probleme?), por varavingat e dy sevdalinjve që tregojnë përralla  me vjedhje votash, tregon se po i fshihesh problemit dhe po tallesh me demokratët.

Problemet rikuperohen nëse u del për Zot, tallja zor se përtypet.

Disa prej raportimeve mediatike sot vinin theksin me ironi tek gjasme-sfida që deputetët Salianji dhe Duma i kishin bërë Berishës në mbledhje.

Në fakt duhet thënë se Duma dhe Salianji kanë bërë veprimin më normal, kanë vazhduar për inerci budallëkun e së shtunës, të bindur se kishin të drejtë, për sa kohë Lulzim Basha nuk u ka treguar kufirin.

Ndaj dhe përveshja e Berishës ndaj Dumës dhe Salianjit, nuk është aspak ndonjë replikë me dy ithtarët e Bashës, por një këmbanë ekskluzivisht për Lulzim Bashën. / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

2 Komente on "PËR KË BIEN KËMBANAT E BERISHËS? (Dhe diçka mbi sevdalinjtë Duma-Salianji)"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
luan
I ftuar

Qilistet…

agimi
I ftuar

Pse me shkon mendja se votat kane rrjedhur nga Aleatet?

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful