Templates by BIGtheme NET

Spitali ku u operua Aneta Rama, kap tenderin 300 mijë euro

Në foto: Administratori i 'Spitalit Amerikan' Klodian Allajbeu, si dhe kryeministri Edi Rama me të ëmën, Aneta Rama

Në foto: Administratori i ‘Spitalit Amerikan’ Klodian Allajbeu, si dhe kryeministri Edi Rama me të ëmën, Aneta Rama

Kompania shtetërore e Kontrollit të Trafikut Ajror (Albcontrol) i ka akorduar në shtator 41 milionë lekë (afro 300 mijë euro) Spitalit Amerikan.

Kjo shumë është akorduar pas një tenderi të dyshimtë të Albcontrol, ku institucioni kërkonte shërbim për të rinovuar certifikatat mjekësore të 70 punonjësve.

Në garën e shpallur nga Albcontrol ka marrë pjesë vetëm “Spitali Amerikan”. Si garues i vetëm, ky spital privat i ka ‘rënë në kokë’ çmimit, duke ofruar vlerën limit, vlerën maksimale, 41 milionë lekë.

Paketa e dokumenteve të tenderit, thotë se Spitali Amerikan duhet të kryejë menjëherë rinovimin e certifikatave mjekësore për 70 kontrollorë të trafikut ajror, ndërsa paraqet dhe një listë shërbimesh të tjera, analiza, kontrolle mjekësore, ndërhyrje, për gjithë stafin e institucionit (320 punonjës në total), nëse këta të fundit kanë dëshirë t’i kryejnë kontrollet.

Një verifikim i kryer nga Hashtag.al zbulon se ky lloj shërbimi prokurohet për të tretin vit radhazi nga Albcontrol-i. Njësoj ka ndodhur dhe në vitet 2015-2016, ku shifrat e shërbimit kanë kapur dhe vlerën e 55 milionë lekëve për një vit.

Duket se Spitali Amerikan është një subjekt privat tepër i preferuar për qeverinë e rilindjes.

Ky është dhe spitali kur në janar 2015, kryeministri çoi për operim mamin e vet (zonjën Aneta Rama).

Janar 2015, kirurgu turk i 'Spitalit Amerikan' njofton se operacioni i zonjës Aneta Rama shkoi me sukses

Janar 2015, kirurgu turk i ‘Spitalit Amerikan’ njofton në Facebook se operacioni i zonjës Aneta Rama shkoi me sukses

Ka gjasa që mamaja e kryeministrit ta ketë pasur këmbën e mbarë, sepse që prej operimit të saj, Spitali Amerikan ka arritur të kapë koncensionin e hermodializës, ushtron influencë të pazakontë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe sukses të dyshimtë në garat e tenderave publikë, siç është dhe rasti i këtij tenderi të Albcontrol-it.

Spitali Amerikan posedon imunitet të pazakontë dhe në rrafshin mediatik, mediat kryesore ushqehen me reklamë nga ky spital, ndërsa shumica e përpjekjeve mediatike për të hedhur dritë mbi aktivitetin e këtij spitali, shpesh ka degraduar në gjobëvënie, duke shmangur një informim korrekt publik, mbi aktivitetin e këtij subjekti.

Por dhe në rastet kur ka pasur shkrime profesionale për zbardhjen e aktivitetit të këtij spitali, gazetarët janë intimiduar me padi gjyqësore.
I tillë është rasti i gazetës së specializuar “Shëndet Plus” e cila publikoi dëshmitë e disa pacientëve që ankoheshin për kushtet e shërbimit të dializës, (shërbim që kap në total në vlerën e 86 milionë dollarëve)  që ky spital arriti ta marrë me koncension nga qeveria Rama.

Administratori i këtij spitali, zoti Klodian Allajbeu, njihet si një biznesmen i preferuar për kryeministrin Rama. Por përveç dobësisë së Ramës, zoti Allajbeu ka ditur të fitojë dhe një konsensus të heshtur të opozitës, deputetët dhe drejtuesit e së cilës, shpesh marrin shërbim ekstra në këtë spital kur kanë ndonjë problem me shëndetin. / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful