Templates by BIGtheme NET

TENDERI 450 MIJË USD – Si i djeg konkurentët biznesmeni i preferuar i Edi Ramës

Në foto: Eglantina Gjermeni, Edi Rama dhe Olsi Eftimi

Në foto: Eglantina Gjermeni, Edi Rama dhe Olsi Eftimi

Një tender i realizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, ka skualifikuar në mënyrë të dyshimtë disa kompani konkuruese, për të nxjerrë më pas fituese kompaninë ‘Atelier 4’, e njohur për lidhjet e hershme me kryeministrin Rama.

Më datën 18 Gusht, ministria e drejtuar nga zonja Eglantina Gjermeni shpalli fituese kompaninë ‘Atelier 4’ për hartimin e planeve urbane për Bashkitë Kolonjë, Këlcyrë dhe Përmet (Loti i 3-të).

Sipas shpalljes së ministrisë, kompania ‘Atelier 4’ do e kryejë këtë shërbim me një çmim prej 46 milionë e 800 mijë lekësh. Afro 450 mijë dollarë.

Ministria sqaron në njoftimin se fillimisht në garë u paraqitën 10 kompani, ndërsa faza e dytë e përzgjedhjes la në garë tre kompani kryesore ‘Atelier 4’, ‘GAIA’ dhe ‘UTS-01’.

Hashtag.al zbulon se pikërisht në fazën e dytë, ministria ka vendosur të skualifikojë kompanitë ‘GAIA’ dhe ‘UTS-01’ me një motivacion të dyshimtë.

Sipas ministrisë, këto dy kompani kishin bërë një ofertë me çmim të ulët. (Ministria referon dhe një rregullore me tarifat dysheme të shërbimeve).

Dy kompanitë e skualifikuara kishin ofruar një çmim sa gjysma e ‘Atelier-4’.

-Firma GAIA ofertoi me vlerë 26. 9 milionë lekë, afro 280 mijë dollarë.
-Firma UTS-01 ofertoi me vlerën 26.2 milionë lekë, afro 250 mijë dollarë.

Faksimile e njoftimit të bërë nga Ministria e Zhvillimit Urban

Faksimile e njoftimit të bërë nga Ministria e Zhvillimit Urban

Komisioni i Prokurimeve në ministri i ka skualifikuar këto dy kompani pikërisht pse kishin paraqitur një ofertë të ulët. (!)

Fituese e tenderit u shpall kompania ‘Atelier-4’ në pronësi të vëllezërve Alban dhe Olsi Eftimi.

‘Atelier-4’ njohu rritjen e saj gjatë kohës që Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës. Pas zgjedhjes së Edi Ramës kryeministër, vëllezërit Eftimi dhe kompania e tyre kanë monopolin e projekteve të rëndësishme urbane në Shqipëri.

Kompania e tyre dhe/ose studio të varura prej saj, rezulton se kanë fituar thuajse të gjithë tenderët dhe konkurset e projektimeve të konceptuar nga qeveria, duke përthithur pjesën dërrmuese të miliardave që u dedikohen këtyre projekteve. / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

1 Koment on "TENDERI 450 MIJË USD – Si i djeg konkurentët biznesmeni i preferuar i Edi Ramës"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
Fuga
I ftuar

Keta jane familje Hajdutesh. tamara eftimi nxirte tendera rikonsturksioni per universitetin e Tiranes me kosot me te larte sesa Ndertimi i tyre. romeo eftimi vjedh projektet e institutit te Ujrave ku ka punuar dhe i shet per te vetat. Dhe femijet etyre jane plera qe shfrytezohen nga Rama per te marre fonde. vete rama ka pjesen e vet ne keto tendera. kjo eshte formula qe behet me keto tip firmash qe marrin tendera kudo.

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful