Templates by BIGtheme NET

Zidan hedh firmën, mbetet madrilen edhe për tre sezone

zidanPas rinovimit me Iskon, Real Madrid ka arritur rinovimin e kontratës edhe trajnerin Zinedin Zidan edhe për tre vite të tjera dhe paga do te dyfishohet, nga 4,35 milionë në gati 8 milionë euro në vit.

Francezi është shprehur mjaft i lumtur për rinovimin gjatë konferencës para ndeshjes me Barcelonën për Superkupën e Spanjës.

‘Jam shumë i lumtur për besimin që më është dhënë, jam i lumtur edhe që kemi  bërë një punë të mirë duke arritur objektivat tanë, të cilët mbeten të njëjtët edhe në këtë sezon. Do të luftojmë për të fituar çdo titull, edhe pse gjithnjë ka ulje dhe ngritje, duhet ta shfrytëzojmë këtë stad për të vijuar me sukseset tona. Gjithsesi, pavarësisht rinovimit tim për tre sezonet e ardhshme diçka është e sigurtë, se une dhe Reali nuk do te diskutojme kurrë. Për sa i takon ndeshjes së parë te SuperKupës mund të them se Ronaldo është gati. Është kthyer nga pushimet dhe ka punuar shumë gjatë këtyre 5 ditëve të fundit. Të gjithë jemi gati. Për sa i përket Barcelonës, mendoj se këdo që do tç vendosin në vend të Nejmarit do të luajë mjaft mirë, do të japë maksimumin, por Nejmar është Nejmar, asnjë nuk mund ta zëvendësojë atë’, është shprehur Zidan.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful