Templates by BIGtheme NET

Deputeti Aqif Rakipi aksidenton për vdekje 53-vjeçarin (Deklaratat e policisë dhe replikat PD-PDIU)

Untitled collage

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, në orët e para të mëngjesit të sotëm aksidentoi për vdekje një 53-vjeçar dhe pas ngjarjes u dorëzua menjëherë në polici.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:41 përballë Tregut Ushqimor në aksin Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës.

Deklarata e policisë për ngjarjen

‘Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes-Benz (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorozohej në Komisariat. Pas kontrollit doli se A.R. nuk kishte konsumuar alkool.’

makina

Lëvizja nga vendi i ngjarjes drejt Komisariatit nr.2 të policisë, ka bërë që në selinë e Partisë Demokratike të ngrihen dyshime për manipulim provash pasi sipas tyre deputeti Aqif Rakipi është mik i ngushtë me kryeministrin Rama.

Deklarata e PD-së

‘Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë publike ngjarjen dhe i kërkon prokurorisë hetim të plotë e të pandikuar politikisht. Të dhenat janë se deputeti mik i Ramës ka qënë me shumë shpejtësi kur ka përplasur për vdekje personin dhe është larguar edhe nga vendngjarja me makinën e tij. Prishja e vendngjarjes do t’ju sjellë vështirësi eksperteve në përcaktimin e shkaqeve te aksidentit. Për këtë arsye PD kërkon hetim e përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin dhe drejtesi për viktimën’.

Por pas kësaj, ka reaguar edhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, ku me anë të një deklarate për mediat shprehej se PD-ja po bën politikë me një aksident tragjik.

Deklarata e PDIU-së

‘PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish’, – thuhej mes të tjerash në deklaratën e PDIU-së.

Duke parë ndjeshmërinë për ngjarjen si dhe dyshimet e PD-së për manipulim provash, reagoi edhe Policia e Shtetit.

Në reagimin e policisë thuhej se ngjarja është marrë me seriozitet dhe se ligji do të zbatohet njëlloj pavarësisht statusit të personit apo përkatësisë politike.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful