Templates by BIGtheme NET

Shqipëria në flakë / Rrezikimi i jetës dhe paaftësia e shtetit

auto_Screenshot_501502470385Situata në vendin tonë paraqitet tejet serioze.

Ditën e sotme jo vetëm që janë shkrumbuar pyje me peme epimësi, pa lënë pas edhe gjallesat që ndodhen në to, por zjarret kanë dalë jashtë kontrolli, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve.

Situata paraqitet shumë e rrezikshme në Çorrush të Mallakastër, ku flakët kanë izoluar 7 familje, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga ana e shtetit.

Shteti i ka lënë banorët në mëshirë të fatit, ndërkohë që bëhen kërkesa me lot në sy, për të ndërhyrë, pasi njerëzit po rrezikojnë të digjen të gjallë brenda shtëpive.

Situata është shumë alarmante, kemi dy orë që e marr policinë e shtetit, zjarrfikëset, por askush nuk vjen. Ne u sosën nga Vlora por s’ju japim dot ndihmë. Nuk ka asnjë ndihmë nga shteti. Ku është shteti?! E gjithë lagjja është rrethuar nga flakët, po na digjen prindërit brenda (qan). Duhet ndihmë nga ajri se po digjen brenda, ju lutem”, – deklaronte bija e dy të moshuarve të bllokuar në shtëpi nga zjarri në Çorrush.

Po ashtu e rëndë është paraqitur situata edhe në Gorricë dhe Dropull të Gjirokastër, ku janë riaktivizuar vatrat e zjarrit. Edhe aty rrezikohen banesat dhe jeta e banorëve.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin raportohet të jenë shënuar 19 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Dibër, Vlorë, Elbasan e Gjirokastër.

Autoritetet zjarrfikëse në shumë raste e kanë patusr të vështirë ndërhyrjen, për shkak të terrenit, e kështu zjarret kanë ‘gllabëruar’ me qindra hektarë.

Por si të mos mjaftonte kjo situatë edhe autoritetet greke sot kanë tërhequr në mënyrë urgjente avionët që i kishin dërguar në ndihmë të autoriteteve shqiptare.

Ditën e djeshme krymeinistri Rama me anë të një postimi në Facebook, poashtu reagoi në lidhje me zjarret, ku shprehej se po bëhej e pamunduara për normailiteti e situatës, por kapacitetet e shtetit janë të vogla përballë gjendjes së krijuar.

Situata në qarqe:

QARKU ELBASAN
Vazhdon operacioni për të shuar zjarrin e rënë në shkurre dhe pisha në fshatin Derstilë, Gjinar, bashkia Elbasan. Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga ushtria kanë izoluar disa vatra aktive zjarri. Operacioni vijon edhe sot për të shuar vatrat e zjarrit që kanë mbetur.

QARKU DIBËR
Në fshatin Vojnikë, bashkia Dibër, ka rënë zjarr në shkurre dhe kullotë pranë disa banesave. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 3 ha me shkurre dhe kullotë.

Në Balgjaj, Selishtë, bashkia Dibër ka rënë një zjarr në një zonë me kullota dhe drurë të rrallë ahu. Forcat vullnetare kanë ndërhyrë dhe po e mbajnë nën kontroll vatrën e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur rreth 0.5 ha pyll ahu.

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Kacni, bashkia Dibër. Zjarri ka ardhur në vazhdim të zjarrit të rënë në Shehe, Bulqizë dhe ka djegur rreth 5 ha me pisha dhe ah.
Vijon aktive vatra e zjarrit në Malin e Lopës, bashkia Bulqizë. Për izolimin e vatrës së zjarrit janë angazhuar forca zjarrfikëse, forca të pyjores dhe forca vullnetare, por ende nuk kanë munduar ta vënë nën kontroll.

Eshtë aktive vatra e zjarrit tek Tenda Dushaj-Koçaj, bashkia Bulqizë. Kanë punuar forca vullnetare por ato nuk kanë mundur ta venë nën kontroll pasi vatra ndodhet në një terren malor ku automjetet zjarrfikëse nuk kanë mundësi të veprojnë. Vatra ka djegur rreth 5 ha me pisha, ah dhe dushqe.

Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në vendin e quajtur Temla e Peladhisë, Zerqan. Kanë punuar forca zjarrfikëse, forca të pyjores dhe forca vullnetare, për të shuar vatrën e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur rreth 7 ha pyll pishe, dushqe dhe lajthi.

Eshtë aktive vatra e zjarrit në vendin e quajtur Fusha e Frangut në Zerqan, Dibër. Kanë punuar për të izoluar këtë vatër forca zjarrfikëse, forca të pyjores dhe forca vullnetare, por nuk kanë mundur që të venë nën kontroll, pasi zjarri ka pasur intensitet të lartë. Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 8-10 ha me dushqe dhe pisha.
Në Vaj-Kal, Zerqan, bashkia Bulqizë ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit me mjete, të ndihmuar dhe nga banorë kanë izoluar zjarrin, duke eliminuar rrezikun për disa banesa. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 0.3 ha me shkurre dhe ferra.

Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Madhesh dhe Troll, bashkia Mat. Në terren janë forca të bashkisë, forca ushtarake dhe forca vullnetare, por nuk kanë mundur të izolojnë vatrën për shkak të terrenit të thepisur. Zjarri ka një perimetër rreth 10 km dhe po vazhdon të përhapet deri në Qafë Shtamë. Zjarri mund të shuhet vetëm me ndërhyrje nga ajri.

Ka vazhduar të jetë aktive vatra e zjarrit në Malin e Lenzit, Gurrë, bashkia Klos. Në operacion janë forca të pyjores dhe forca vullnetare, të cilat kanë mbajtur nën kontroll vatrën e zjarrit që rrezikon disa banesa në fshatin Gurrë e Vogël.
Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Kurdari, bashkia Klos. Në terren janë forca të bashkisë dhe forca vullnetare, por nuk kanë mundur të izolojnë zjarrin pasi ai ka intensitet të lartë dhe shtrirje të madhe. Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 40 ha me pisha, ah dhe bredh.
Vazhdon të jetë aktiv zjarri i rënë në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos. Kanë punuar në terren forca të bashkisë dhe forca vullnetare, të cilat kanë mbajtur nën kontroll zjarrin. Si pasojë e zjarrit është djegur rreth 1 ha pyll me pisha.

QARKU VLORË
Kanë vijuar operacionet e zjarrfikësve, edhe me ndihmën e helikopterit për të shuar zjarret në fshatrat Muzinë, Kardhikaq dhe Pecë, bashkia Finiq. Në operacion punojnë pa ndërprerje forcat zjarrfikëse me mjete dhe forca të pyjores për të izoluar vatrat e zjarrit. Pritet që sot të ndërhyhet përsëri me mjete nga ajri pranë ‘Syrit të Kaltër’ për të shuar këto zjarre.

QARKU GJIROKASTËR
Në fshatrat Frashtan dhe Lugar, bashkia Dropull ka rënë një zjarr i cili rrezikonte banesat. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, por nuk kanë mundur të veprojnë për shkak të terrenit të thyer. Në operacion së bashku me forcat zjarrfikëse, janë përfshirë punonjës të bashkisë, forca të Policisë së Shtetit dhe banorë të zonës, për të shuar zjarret, që kanë vënë në rrezik serioz banesat e këtyre dy fshatrave si dhe të fshatrave Grapsh, Jergucat, Zervat dhe Sofratikë. Në ndihmë kanë shkuar edhe 30 forca ushtarake dhe helikopteri, duke izoluar zjarret.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful