Templates by BIGtheme NET

Epoka e re e kolonializmit, Afrika po kthehet në shesh beteje mes superfuqive

AGOW drops the base

Afrika është kthyer në kontinentin ku vendet e huaja po shfaqin kapacitetet e tyre ushtarake ndaj njëri-tjetrit dhe kjo në kurriz të afrikanëve.

Turqia po nxiton të ndërtojë bazën më të madhe ushtarake jashtë territorit të saj në Somali, Emiratet e Bashkuara Arabe po ndërtojnë një bazë të tillë në portin e Berberas, në Republikën e vetëdeklaruar të Somalilandit.

Një tjetër vend që po investon dhe po ngre baza ushtarake në kontinent është Kina, që e ka një të tillë në Xhibuti, në Kepin e  Afrikës, ku kanë baza edhe ShBA-ja, Japonia dhe Franca.

Sipas analistit të çështjeve afrikane, Ayo Johnson, kontinenti po përballet me periudhën e kolonializmit të dikurshëm, por që tani vjen me një forë tjetër.

‘Dikur vendet perëndimore erdhën dhe e copëtuan Afrikën për interesat e tyre, sot janë kthyer sërish me një tjetër mënyrë. Ata po ngrenë baza ushtarake dhe ky do jetë problem i madh për kontinentin. Kjo është një shfaqje dhe mënyrë që tregon se afrikanët nuk janë në gjendje të mbrojnë veten.’

Më tej në analizën e tij, Johnson, shkruan se arsyet e pretenduara të vendeve që kanë baza janë justifikime për të ndërhyrë dhe kontrolluar kontinentin.

‘Kina ka ngritur bazën duke pretenduar se po mbron investimet e saj në Afrikë. E njëjta gjë po ndodh edhe me vendet evropiane dhe ShBA-në. Afrika po kthehet në territorin ku mund të ketë një përplasje ushtarake të superfuqive botërore. Edhe pse terrorizmi është problem në kontinent dhe një nga arsyet e pretenduara të ngritjes së bazave ushtarake është lufta ndaj tij, sërish militarizimi i kontinentit nuk premton për mirë dhe kjo do ketë kosto për çdo vend afrikan dhe humbësit më të mëdhenj do jenë vetë afrikanët.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT   /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful