Templates by BIGtheme NET

Shefi i Antimafias italiane: Bandat mafioze po vriten për shkak të drogës që vjen nga Shqipëria

RobertiTrafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë është kthyer në një problem të madhe për shtetin fqinj, pasi po rritet ndjeshëm lufta e egër mes klaneve të drogës.

Sipas raportimve nga mediat vendase, vetëm në ditët e fundit janë bërë dy atentete mes klaneve mafioze, ku kanë mbetur të vdekur 4 persona. Për këtë opinion publik shprehet i frikësuar se po kthehen vitet 80′-të në vend. Por për këtë si duket faji buron nga Shqipëria.

Shefi i antimafias italiane, Franco Roberti, mësohet të jetë shprehur se shkaku i luftës mes klaneve është bërë droga që po hyn nga Shqipëria.

“Sot konflikti është ndezur rreth trafikut të drogës, sidomos të drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria. Një biznes kolosal që ushqen oreksin e klaneve dhe që përfshin gjithë bregun Adriatik, nisur nga ai foxhian deri në Europë. Mafia foxhiane është një degë e Kamorrës napoletane. Kohët e fundit janë përforcuar strukturat hetimore në territor dhe besoj se do të procedohet më tej. Në prillin e shkuar u hap një seksion i Ros në Foggia që mungonte dhe Prokuroria e Qarkut të Barit është e angazhuar në koordinimin e hetimeve.

Natyrisht duhet bërë më shumë, edhe në planin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndaluar lumin e drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria, sepse janë pikërisht ato që po çojnë në shpërthimin e konflikteve. Ishim në Shqipëri muajin e kaluar për të kërkuar bashkëpunim, takuam në Romë ministrin e Brendshëm shqiptar që premtoi bashkëpunim më të madh. Duhet të fitojmë mbi omertanë dhe për ta bërë këtë duhet krijuar një kulturë e ligjshmërisë që në atë territor është ende periferik”, – ka deklaruar Roberti.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful