Templates by BIGtheme NET

Erion harroje Bloomberg-un, shkoi pas Red Kenit

20018_10206718730946411_4685440449452430849_nNga Gentian Kaprata

Një blasfemi mediatike u përshfaq javën e kaluar, kur filtrat e një pjese të medias toleruan dhe mediatuan informacionin se Tirana është ‘qyteti më i ndotur i vendit’.

Informacioni vinte nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit, por gjithsesi të guxosh të kritikosh punën e shefit të propogandës Kombëtare, është një “blasfemi” e vërtetë.

Për më tepër, kur ky njeri shpërndan ‘lejet e ndërtimit’.21

Sidoqoftë, situata u balancua në pak minuta kur të njëjtat media raportuan se z. Veliaj ishte në New York me ish-kryebashkiakun Bloomberg.

Lajmi se ‘z.Veliaj u përzgjodh si një nga 40 kryebashkiakët më të spikatur të botës për hapjen e programit “Bloomberg-Harvard City Leadership Initiative”, asnjëansoi plotësisht dëmin e lajmit të parë.

Kurse shtojca se ‘nisma u krijon mundësi pjesëmarrësve të përfitojnë grante nga Bloomberg Philanthropie’ e lartësoi z. Veliaj në sytë e atyre shqiptarëve që mbeten në pritje të të huajit të pasur që ju paguan faturat.

Michael Bloomberg  është Kyebashkiaku miliarder i New Yorkut të viteve 2002- 2013.

Në njohjen time ai erdhi jo se ishte miliarder, por për shkak të interesit tim për praktika të mira në problematikat e qytetit. Praktika të mira që duhet të studiohen.

Të njihet problemi që ato synojnë të balancojnë, të peshohen përfitimet dhe kostot që kanë, të riformulohen në kuptimin kulturor të shoqërisë tënde, dhe të implementohen në qytetet shqiptare.

Në rastin e z. Bloomberg i referohem projektit të tij ‘taksa e trafikut’. Ky është një inisiativë që kryebashkiaku i New York propozoi për Distriktin Qëndror të Manhatanit.3 (1)

Në 22 prill (dita e tokës) të vitit 2007 ai propozoi një skemë taksimi prej 8 dollarësh nga ora 6.00 deri në 18.00 në ditët e punës, për autoveturat që do ta përdornin këtë hapsirë urbane të qytetit.

 Në fakt, skema përfshinte edhe pasagjerët, kamionët dhe maunet, por hollësitë e projektit nuk hyjnë në interesin e këtij shkrimi të opinionit.

Ajo që ka vlerë është fakti se administrata e kryebashkiakut Boomberg, nëpërmjet këtij projekti synonte të ulte ndotjen e ajrit dhe ndotjen akustike të kësaj zone urbane, ç’ka Tirana urbane duket se ka domosdoshmëri jetike.

Ka rëndësi edhe fakti që administrata Veliaj ka ndërmarrë një projekt të ngjashëm, atë të kthimit të ‘Sheshit Skënderbej’në të papërshkueshëm nga automjetet, dhe ka dështuar me sukses të plotë.

Për qëllimin real të z. Veliaj ndaj këtij projekti, atë të përmbushjes së një teke të Kapitenit të tij, ne kemi folur më parë.

Kemi folur, gjithashtu, pse në dimensionin teorik ky projekt do dështojë në synimin propogandik të uljes së ndotjes.

Ndërsa sot, me faktet e matura empirikisht nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit, mund të themi se ai projekt ka dështuar edhe praktikisht.

Për të qënë të ndershëm duhet të themi se të njëjtin fat do kishte edhe projekti i z. Bloomberg nëse edhe ky do të punonte për ‘Kapitenin’ dhe jo për qytetarët!
Mirëpo, në New York ka qytetarë dhe jo banorë si në Tiranë, të cilët nuk e tolerojnë kryebashkun e tyre të ketë kryetar të epërm.

Kjo është arsyeja pse z. Bloomberg hoqi dorë prej inisiativës duke e kuptuar dështimin potencial që në fazën projektuese.

Dështimi i administratës Bloomberg nuk erdhi rastësisht, por sepse projekti nuk trajtoi dy parakushtet themelore për sukses: të mbështetej gjerësisht nga qytetarët; dhe të zgjidhte cështjen e sigurimit të infrastrukturës ku ky trafik ekzistues do të spostohej.

Ishte adresimi i këtyre dy parakushteve që sollën suksesin e Ken Livingston, Kryebashkiakut të Londrës, kur në shkurt të vitit 2003 ndërmorri një program të tillë për një zonë me sipërfaqe 22 km2 në qendër të Londrës.

Në të kundërt, z. Veliaj nuk po e kupton as pas implementimit të projektit: se ‘Patkoi i Vogël’ (Unaza e Vogël) nuk mund ta tresi trafikun e shtuar; dhe se ‘24 talljet publike me publikun’ nuk mund të konsiderohen mbështetje qytetare.

Ironik ishte fakti se kryebashkiaku majtist i Londrës, alias ‘Keni i Kuq’- që ishte një kundështar i fortë i ‘New Labour’ të Toni Bler sepse sipas tij e conte partinë drejt qëndrës – suksesoi!

Ndërsa kryebashkiaku neoliberal i New York-ut dështoi në imlementimin e kësaj politike ‘Friedman-e’ urbane.

Përtej kuriozitetit, do ishte shumë pozitive që të tilla politika neoliberale të ndërmerren edhe nga administrata e bashkisë së Tiranës.8

Cdo praktikë është një praktikë e mirë!

Edhe ato që kanë dështuar, nga të cilat mund të mësosh se cfarë gabimi nuk duhet bërë.

Mirëpo, që kjo të ndodh duhet që administrata teknike e bashkisë të mos konsultojë revista artistike për të kopjuar volume e ngjyra nga projekte të “jashtme”, por libra shkencorë që shpjegojnë teknikisht arsyet pse një projekt ndërmerret dhe si duhet implementuar ai.

Ndërsa Kryebashkiaku duhet të heqi dorë nga fasadizmi, demogogjia e propoganda dhe t’u kthehet domosdoshmërive reale të qytetit.

VINI RE: Ky shkrim është marrë nga Gentiankaprata.blogspot

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful