Templates by BIGtheme NET

Katër Erionë dhe një Veliaj

Agim xhafkaBlog-Autor: Agim Xhafka

Sot u ktheva nga Ohri drejt Orikumit. Në mëngjes sapo i thashë mirëutakofshim recepsionistit të hotelit më ze rrugën një makinë e Shqipërisë. Bëhu pak më anash, i thashë ,sa të kaloj. Më pa sikur isha vrasësi i babait të tij. Mos bëj fjalë, të lutem, më tha gruaja. Po zjeja, por heshta. Prita e pas plot 6 minutash erdhi zonja e tij, vendosi valixhen prapa, mbylli bagazhin e ata u nisën. Ne pas tyre.

Në Qafë Thanë radhë e madhe makinash. U futëm dhe ne në atë varg. Kur anash si predhë kalon një benz i madh e na del i pari. Nuk durova, hapa derën e i bërtita policit. Por ai as më ktheu kokën. Një burrë ngjitur me makinën time më këshilloi të mos merrem me mafiozët. Hyra në makinë…

Poshtë kufirit, ka plot lavazhe. Një çun i ri mbante një zorrë uji në dorë e lagte gjithë makinat që kalonin. E kishte si ftesë për t’u larë. I rashë borijes, i bërtita ta largonte ujin, por tamam në fund të fjalisë ma hodhi m’u para xhamit të parë. Ndalova e desha të zbrisja, kur m’ua frua një çun, shoku i vet e më tha lere se ka pirë ca dopjo raki. Heshta, ika përpara.

Në rrugën e metalurgjikut në Elbasan më parakalon një fuoristradë tamam atje ku tabela e ndalon, por për fat të keq atij para i del një maune e s’kish ku të shkonte, ngjitet me mua. U shmanga, gati dola nga rruga. U nxeha, por nuk i fola se iku si predhë e më la glasën.

Ndëkohë në radio dëgjoj se do rritet çmimi i ujit në Tiranë.
– Çfarë populli jemi kështu? Ujë s’kemi e çmimin e rritin. Veliaj as që merr mundimin të bëjë transparencë të problemit. Jemi pasivë sa më s’ka ,- foli gruaja.
Aty nuk durova më, fola,por i nxehur.
-Pasivin gjithkush ta kërkojë te vetja,- ia nisa.- Katër Erionë na e nxinë jetën sot. Sa u nisëm një Erion na zuri rrugën. Hesht, më the. Në kufi hyri një Erion pa radhë. Lere se është i mafies, më tha dikush. Një Erion na lagu me zorë. Heshtëm se ishte i dehur. Tani Erioni i fuoristradës për pak na çoi në Sharrë e nuk ndaloi as të na shihte se mos kishim nevojë për mjek. Kështu jemi si popull. I vemë drynin gojës e Erionët bëhen bashkë, prodhojnë monstrën Veliaj që rriti taksat, shtrenjtoi biletën e urbanit, shtoi për pensionistët një pagesë që e quan shkollore, po rrjep troje e po jep koncesione. Quan qenër të gjithë ata që duan informacion për aferat e tij.Askush nuk u ngrit, askush nuk foli se sharra nuk na ka mberritur ende në kockë. Por po e hëngrëm këtë herë atëhere bast që ai do na shesë dhe ajrin që thithim. E do na i quajë oksigjen pylli, jo helm Tirane.

Doja të vazhdoja, por e pashë që po grija kot. Ajo kishte vënë kufjet e dëgjonte Rita Orën. Bjeri legenit byrazer, i dhashë zemër vetes. E i rashë borijes kot…

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful