Templates by BIGtheme NET

Edi Rama informohet për adresën fallco të Esmeraldës

INBOX edi-rama-ne-kopjuter

O Shef, Endri Transparenti jam.

Më lejo të të informoj me krenari se strategjia jonë për të rritur pozitivitetin e popullatës nëpërmjet adresave fallco që përdor unë në fejsbuk, po jep efektet e para.

Po të dërgoj e-mail-in e një qytetareje të quajtur Sherbete, e cila po gjen vetveten dhe pozitivitetin e munguar falë punës së një prej adresave tona fallco.

LETRA E ZONJËS SHERBETE:

I nderuar zoti kryeministër, unë jam një fanse e madhe e juaja. Quhem Sherbete. Mbiemrin s’po ta them se kam hall se do velesh.

Jam frymëzuar keq nga një adresë fallco me emrin Esmeralda Interal Met, ndaj po të shkruaj.

Këtë adresë fallco me foto të një vajze të marra me klering në internet e hasa në profilin tënd në fejsbuk, ku në vend të përgjigjeve të tua, tani kthimin e përgjigjeve te komentuesit e kishte marrë kjo goca tifoze e Interit.

Ideja është se dua të bëhem si Esmeralda, por tifoze me Realin.

IMG-20170714-WA006Më bëri shumë përshtypje dhe i dërgova kërkesë miqësie pasi kisha një parandjejnjë se kjo çoç do ishte në jetë. Hapa adresën fallco dhe i shkruaj “Edi Rama është një copë gari(pi) “. Më bëri ‘block’ direkt.

Kurioziteti mu shtua më tepër. Hapa adresën tjetër fallco dhe i shkruaj përsëri “Je super pjeshkë mi. Ammmm” . Më falenderoi përzemërsisht, pavarsisht se në fotot e saj shfaqej e bija e Maharaxhait.

Më pas e pyes se si ka mundësi që gjithë kjo goc e bukur, tifoze e Interit, simpatizante e filmave me karate dhe merr vesh kaq shumë nga politika?

Ajo më falenderoi përsëri që e komplimentova për bukurinë e saj, por fotot vazhdonin të mos ishin të saj.

Nuk u çudita fare që kishte më shumë qejf ta komplimentoje për gjëra që s’i përkisnin, se fundja po t’i marrësh të gjithë njerzit ju bëhet qejfi për të pavërteta dhe kanë alergji nga të vërtetat.

Madje edhe ty do të bëhet qejfi kur të thonë se mjekësia falas ka rritur jetëgjatësinë në masën 30% përshembull, sepse në fakt e ka rritur 50%.

Mua më mjafton ta dish ti që jam fansja jote, se nuk e kam problem fare nëse dyshojnë se pas adresave të mia fallco fshihet schauma e Kozma Dushit.

Unë vuaj për histori suksesi këto kohë dhe gërmoj të gjej pakëz frymëzim te marketi poshtë pallatit, te fejsbuku yt, padyshim që frymëzimin e gjej dhe te publiçiçiteti 11 ballë i shkallës Righter nga ana e zotit Tërmet Peqi.

Jam shumë e fiksuar kush fshihet pas asaj adrese dhe jam gati ta gjej duke parazituar shumë kohë pavarësisht se universitetin e kam mbaruar në periudhën e qeverisjes tënde.

Parazitojmë por të paktën Rilindjes Urbane hajrin ja kemi parë.

Pas fitimit të zgjedhjeve, ka pasur disa gjëra që më kanë bërë shumë optimiste për jetën, e para është ajo adresë fallco, por dhe sutjenat e plazhit të Eni Koçit ndikuan për mirë tek unë në plotë kuptimin e zonja Enit të fjalës.

Ajo adresë mund të jetë kushdo, ç’rëndësi ka fundja , e rëndësishme është që komentet e tua dhe të asaj të mbledhura së bashku kanë rritur pozitivitetin në masën 40% gradë celcius.

Përshembull je pa lek, pa punë pa katandi por nga ana tjetër gjërat nuk janë aq blozë sa duket, se ke shkollë të lartë dhe përsos të tjerash hap fejsbukun tënd dhe qetësohesh se merr vesh që gjërat janë shumë mirë dhe në terezinë e duhur.

Të lutem ne kemi nevojë më shumë për adresa të tilla që të shtohet energjia pozitive dhe njerëzit ta besojnë që janë mirë, se sipas këtyre teorive që shikoj në fejsbukun tënd kam arritur të kuptoj që:

-Po besove që ke 2 milionë euro, i ke vërtet, por ti s’i shikon dot se të ka zënë leku sytë.
-Situata është mirë por ka edhe qorra.
-Ti je juventin.
-Ti ti ti, vetëm ti ti ti, vetëm ti, më fal mua dashuri, vetëm ti.
-Baton Haxhiu është bekstritbojs.
-Vish aklete moj Sherbete.
-Punë ka, por teta Landa është tamaqare.

Me pak fjalë paçim fatin e Rilindjes Urbane. Me jep konfirmimin të hap ose jo një adresë fallco që të të mbroj dhe unë ty, se fundja, njeriu për një adresë fallco rron.


*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: infoo@transparenca.al

INBOX LOGO FUNDORE

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful