Templates by BIGtheme NET

‘Projekti Olldashi’- A janë 7 kushtet e Patozit, alibia për shkëputjen nga PD?

Deputeti-i-PD-Astrit-Patozi-duke-folur-gjate-nje-ceremonie-perkujtimore-per-nder-te-ish-deputetit-te-PD-Sokol-Olldashi-620x380 (1)

Deklarimet e djeshme të Astrit Patozit për kandidim me kushte,  mund të jenë një pretekst për të justifikuar mos hyrjen e tij në garë, për t’i hapur rrugën shkëputjes së grupit të tij nga Partia Demokratike me qëllim krijimin e një partie të re.

Kërkesat e Astrit Patozit sfidonin rregullat apo statutin e PD-së. Disa prej kërkesave kërkojnë regulla dhe kushte që kapërcejnë kornizën statutore, madje disa prej tyre e bëjnë procesin qesharak (për shembull, një nga kushtet është që asnjë kandidat mos hyjë në godinën e PD-së, që do të thotë se duhet ta bëjnë fushatën nga shtëpia apo nga lokalet!).

Por ato mund të jenë bërë enkas të tilla, në mënyrë që të mos pranohen nga Basha. Refuzimi i Bashës i jep të drejtën Patozit dhe mbështetësve e tij të justifikojnë mos hyrjen në konkurim dhe të denoncojnë Bashën dhe PD-në për zgjedhje jo legjitime dhe mungesë demokracie. Ky pretekst do i hapë rrugën justifikimit për largimin e tyre nga Partia Demokratike dhe krijimin e një partie të re.

Duket si një aksion i menduar dhe i vënë në funksion që para zgjedhjeve.  Mbështetësit e Bashës akuzojnë publikisht se asnjë nga pjesëtarët e grupit Patozi nuk bëri fushatë dhe nuk ndihmoi PD- në fushatë. Ka pretendime se disa prej tyre këshilluan ndjekësit të votojnë kundër PD-së.

Zanafilla e përplasjes është viti 2013. I futur në politikë dhe i mbështetur fuqishëm prej Sali Berishës, Olldashi u kthye në një nga figurat kryesore të qeverisjes demokrate. Në fund të mandatit të dytë qeverisës të PD-së, i ashtuquajturi “buldozeri i Berishës” ishte kthyer ‘de facto’ në politikanin e dytë më të fuqishëm në PD pas Berishës.

Përmes përdorimit me marifet të pushtetit, përmes kultivimit të lidhjeve me biznesmenë të rëndësishëm në vend, lidhje të hershme me median, si dhe mbështetjes së interesave të fuqishme ekonomike nga grupe interesi(përfshirë nëntokën); si dhe përmes karizmës dhe aftësisë së tij të veçantë për të krijuar dhe mbajtur lidhje me njerëzit dhe për të krijuar ekip, Olldashi kishte arritur të bënte për vetë një pjesë të madhe të drejtuesve të lartë të PD-së, të drejtuesve lokalë të PD-së, të forumit rinor të saj, të shumë funksionarëve të tjerë të qeverisjes demokrate dhe miëjra antërëve të thjeshtë të PD-së.

Për shumë nga figurat më të larta të PD-së, të futura në politikë dhe të fuqizuara ekonomikisht nën pushtetin e Berishës, por që kishin humbur mbështetjen e këtij të fundit, Olldashi filloi të shihej si alternativa e nevojshme që do t’u siguronte atyre vazhdimësinë.

Në këto kushte, në fund të mandatit të dytë qeverisës të PD-së, Olldashi vendosi të realizonte ambicjen e tij të hershme, pasimin e Berishës në krye të PD-së.

Në fillim të vitit elektoral 2013, Olldashi dhe mbështetësit e tij ndjenë humbjen e pritshme të PD-së në zgjedhje, por ata nuk ishin të sigurtë nëse Berisha do ta linte drejtimin e PD-së pas humbjes.

Disa nga ndjekësit e Olldashit flisnin hapur kundër Berishës dhe familjes së tij në këtë periudhë.

Nuk dihet sa ndikoi kjo situatë realisht në humbjen e PD-së, por pavarësisht kësaj, PD humbi thellë. Humbja qe më e thellë në zonat elektorale ku drejtonin Olldashi, Patozi dhe grupi i mbështetësve të Olldashit, përfshi Fierin, Vlorën dhe Durrësin.

berisha-2-1

Siç ata e kishin parashikuar, Berisha dha dorëheqjen. Por ajo që ata nuk parashikuan ishte se Berisha ishte në dijeni të ambicieve dhe planit të tyre dhe manovroi me shpejtësi për të mos lejuar rënien e PD-së në dorën e Olldashit dhe grupit të tij.

Berisha e dinte se egoja e Olldashit dhe pushteti ekonomik, mediatik dhe politik që ai kishte grumbulluar rreth vetes ishin rrezik direkt jo vetëm për trashëgiminë e tij në PD por edhe për vetë interesat direkte të familjes së tij.

Berisha veproi me shpejtësi. Shpalli menjëherë garën për kryetar në PD, futi në garën Lulzim Bashën, të cilin ai e mendonte si garantues të ndikimit të tij personal në PD edhe pas largimit formal nga drejtimi i saj; futi votimin një një anëtar një votë për të anashkalaur organet drejtuese të PD-së që kontrolloheshin nga Olldashi dhe hodhi në fushatë njerëzit e tij më të afërt për të garantuar që gara do të ishte në favor të Bashës.

Ndërkohë pothuajse i gjithë ekipi i lartë qeverisës dhe partiak i PD-së, përfshi Rulin, Boden, Patozin, Bregun, u rreshtua në krah të Olldashit. Jozefina Topalli qëndroi neutrale për hir të Berishës, pavarësisht afërsisë së saj me Olldashin dhe antipatinë e saj të njohur për Bashën.
Disa nga figurat e PD-së që fillimisht u rreshtuan me Olldashin, nën presionin e Berishës u kthyen në mbështetje të Bashës, përfshi Nokën, Ristanin, Bozdon, Kadillin,  ndërsa të tjerë qëndruan(të paktën në dukje) neutralë.

olldashi-bashaOlldashi humbi dhe Lulzim Basha u zgjodh në krye të PD-së. Pas humbjes, Olldashi u pozicionua qartë si kundërshtar i hapur i Berishës dhe Bashës, sikurse edhe Patozi dhe disa të tjerë. Të gjithë drejtuesit e lartë të PD-së mbështetës të Olldashit bojkotuan tërësisht Berishën, përfshi Rulin, Boden, Bregun etj.

Shumë shpejt Olldashi dhe grupi i tij arriti në përfundimin se e ardhmja e tyre në PD nuk do t’i çonte më në pushtet, për aq kohë sa Basha do të kishte mbështetjen e Berishës.

Për këtë arsye, Olldashi nisi të konceptonte shkëputjen nga PD dhe krjimin e një partie të re. Në këtë projekt figura të rëndësishme ishin Patozi, Ruli, Bode. Në javën që Olldashi humbi jetën në një aksident autombilistik, ai do të shpallte idenë e krijimit të partisë së re. Mbështetës të tij kanë deklaruar se Olldashi kishte planifikuar me gazetarin Blendi Fevziu një intervistë në emisionin ‘Opinion’, ku do të jepej dhe sinjali i parë i krijimit të një partie të re.

Vdekja e papritur e Olldashit e la grupin e tij pa një lider të natyrshëm dhe pa vullnet për veprime politike. Shumica e figurave të këtij grupimi tentuan të ndreqnin urat me kryetarin e ri Basha, por marrëdhënia mes tyre qe përherë e dyshimtë, pa besim reciprok dhe e ndërlikuar. Lënia e tyre jashtë listave për deputetë, duket se ringjalli tashmë projektin e vjetër Olldashi për krimin e një partie të re.

Revolta ndaj Bashës dhe Berishës në këto ditë pas zgjedhore duket se ka krijuar harmoni dhe unitet mes të gjitha ish-figurave dhe funksionarëve të lartë të qeverisjes Berisha të pakënaqur për anashkalimin nga Basha. Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli janë dy figurat kryesore të këtij korenti.

Për ta është e qartë se Lulzim Basha do të jetë fituesi i çdo gare në PD. Ndaj prej ditësh përpjekjet e tyre duken si përpjekje strategjike jo për të konkuruar Bashën por për të përgatitur shkëputjen e tyre nga PD dhe krijmin e një partie të re. / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

2 Komente on "‘Projekti Olldashi’- A janë 7 kushtet e Patozit, alibia për shkëputjen nga PD?"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
kosta
I ftuar

…..keni harruar ndikimin shume te forte te Mero Bazes, atehere tek Olldashi, por edhe tani tek kundershtaret e Bashes…….analize shume e sakte…..

Tani
I ftuar

Dhe le ta quajne partia e fosileve

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful