Templates by BIGtheme NET

Bojaxhiu zhgënjehet nga borxhliu. Zbardhet padia për 225 mijë USD

BOJAXHI

Gjergj Bojaxhi, kryetari i dorëhequr i lëvizjes Sfida mësohet se ka paditur kompaninë fituese të parkimeve në Vlorë, Tis Park. Padia lidhet me një kontratë huaje, dhënie paraje me fajde, kjo kontratë u publikua ekskluzivisht në Hashtag.al një vit më parë.

Bojaxhi i ka dhënë administratorit të Tis Park, Bashkim Shalla rreth 225 mijë dollarë.

Bojaxhi pretendon paratë nuk i janë rikthyer. Bojaxhi në padinë e tij, kërkon dhe interesat mbi borxhin.

Pak ditë më parë zoti Bojaxhi dha dorëheqjen nga funksionet e tij në partinë ‘SFIDA’. Kjo parti lindi si shtojcë e grupimit ‘Ne Tirana’. Ky grupim nuk e mbështeti nismën e re të Bojaxhiut, ndërsa Bojaxhi u akuzua nga disa ish-bashkëpunëtorë të tij se kishte përvetësuar (dhe nuk kishte bërë transparente) donacionet e fushatës së ‘Ne-Tirana’ në vitin 2015.

Dy vitet e fundit, Bojaxhi ka qenë objekt i hetimit për pastrim parash. Ai është përpjekur të ruajë profilin e një politikani pa lidhje me sistemin, madje ai e denoncon fort sistemin. Por të dhënat mbi pasurinë e tij personale dhe të familjarëve të tij, tregojnë se zoti Bojaxhi është ‘de facto’ një prej oligarkëve të vendit, i strukturuar fort në biznesin e naftës. / Hashtag.al

Lexoni më tepër:

SFIDA apo EVEREST? Pse nuk e deklaron pasurinë Gjergj Bojaxhi?

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful