Templates by BIGtheme NET

SFIDA apo EVEREST? Pse nuk e deklaron pasurinë Gjergj Bojaxhi?

Gjergj Bojaxhi cover

Që prej janarit 2017, drejtuesi i partisë SFIDA, Gjergj Bojaxhi, ka sulmuar fort thuajse të gjithë klasën drejtuese politike, duke i akuzuar si njësoj të korruptuar dhe të paaftë.

Bojaxhi drejton partinë e re SFIDA, kjo parti ka formalisht kryetar dikë tjetër, ndonëse njihet gjerësisht si ‘partia e Bojaxhiut’.

Gjergj Bojaxhi pretendon, se kjo forcë politike ka mbledhur rreth vetes vetëm njerëz të ndershëm, që duan të punojnë për një Shqipëri ndryshe, jashtë rrethit të interesave të partive tradicionale.

Në bilancin zyrtar financiar që partia ‘SFIDA’ ka dorëzuar në KQZ, rezulton se shpenzimet vjetore për 2016-ën janë krejt modeste.  Totali i shpenzimeve të kësaj partie nuk i kalonte 4 mijë dollarët për gjithë vitin 2016.

Sfida bilanc

Duket sikur bilancet financiare të SFIDA-s përkojnë me devizën e saj si një parti e formuar nga themelues modestë e të ndershëm.

Por nga ana tjetër, të dhënat e paraqitura zyrtarisht nga SFIDA, bëjnë një kontrast të fortë me të dhënat dhe shifrat që dalin nga një tjetër bilanc financiar.

Nëse shqyrton të dhënat financiare të kompanisë “Everest OIL”, ku zoti Bojaxhi ka shërbyer si administrator, ndërsa disa familjarë të tij janë aksionerë, del se shifrat nuk janë aspak modeste. Janë shifra të rëndësishme madje.

Te ardhurat nga shitja Everest

 

Vetëm për vitin 2014, totali i të ardhurave nga shitja e kësaj kompanie arrinte 180 miliardë lekë. Afro 160 milionë dollarë.

Për vitin 2015 totali i të ardhurave nga shitjet arriti në 6.9 miliardë lekë, afro 65 milionë dollarë.

Do të mjaftonte ky kontrast mes të ardhurave të kompanisë së zotit Bojaxhi dhe shpenzimeve mikroskopike të SFIDA-s, që zoti Bojaxhi të sqaronte njëherë se cila është pasuria e tij, e krijuar në këtë sistem që ai e denoncon çdo ditë.

Sa i pasur ishte zoti Bojaxhi kur u kthye në Shqipëri në vitin 2005?
Si u shtua pasuria e tij deri në vitin 2013?
Si u shumëzua pasuria e tij nga fitimet e kompanisë së naftës “Everest Oil” pas vitit 2013?

Një vit më parë, prokuroria nisi hetimet ndaj kompanisë që administron zoti Bojaxhi, pasi dyshohej se ishte e implikuar në një skemë të pastrimit të parave.

Hashtag.al zbuloi gjithashtu se Bojaxhi i kishte dhënë lekë me fajde një kompanie koncensionare që administronte parkingjet e qytetit të Vlorës. Bojaxhi i kishte dhënë 225 mijë dollarë borxh koncensionarit në Vlorë. Kjo shumë u lëvrua nga llogaria personale bankare e zotit Bojaxhi.

Një sërë të dhënash sugjerojnë se zoti Bojaxhi ka një aktivitet të fuqishëm biznesi, ndërsa paralelisht ai është në krye dhe të një partie modeste.

Zoti Bojaxhi nuk kursen akuzat për kundërshtarët politikë nga tribuna e partisë modeste SFIDA. Por ndërsa e bën këtë, kompania e tij e naftës shton fitimet çdo ditë në këtë sistem të korruptuar (sipas zotit Bojaxhi). /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

1 Koment on "SFIDA apo EVEREST? Pse nuk e deklaron pasurinë Gjergj Bojaxhi?"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
ari
I ftuar

gjergjit ja ka lyer meta,rama,frroku,ndoku,roshi,balili,xhelili ter zgavrat me kanabis e para te pista pastaj keshtu esht.

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful