Templates by BIGtheme NET

Erjon Braçe rrëfen njohjen e tmerrshme me Balenën Blu

Erjon Brace inbox

Shef dua të të komunikoj diçka urgjente. Para 1 muaji më çon ftesë në fejsbuk një adresë fallco me emrin Balena Blu dhe unë e pranoj.
Më shkruan në inbox:
“Erjon Brace do të luajmë një lojë ka 50 nivele dhe nëse i kalon partia jote shpallet fituese, Edi Rama kryeministër  dhe ti qen kufiri?” .

Përgjigjia ime ishte një “PO” e madhe. Pyetja e dytë që më bëri ishte nëse kisha gjuajtur veten me shpulla.
Ju përgjigja se kisha tentuar shumë herë ta gjuaja veten me shpulla por nuk më arrin dora deri aty.

Dhe që prej asaj dite unë kam marrë urdhra për 30 ditë rresht dhe nesër hidhem në nivelin 31, por ka një problem Shef. Janë edhe 19 nivele që duhet të bëj për t’u shpalllur ti kryeministër por kanë mbetur vetëm 11 ditë nga zgjedhjet.

Shef unë e kam gjetur zgjidhjen, do bëj nga dy  nivele në ditë por gjithësesi kam patur dyshimet e mia. Kam dyshuar që pas kësaj adrese fshihet Sali Berisha. Deri te sfida e 7 ka qenë çdo gjë okej, por pas kësaj sfide dyshimet u shtuan se mund te ishte Berisha.

Madje kam dyshime që këtë lojë po e luan dhe zoti Lul Berisha. Balena i caktoi detyrë Lul Berishës që të bënte një foto me Ben Blushin dhe ai e bëri.

Sfida ime më e vështirë ka qenë sfida 17 sepse Balena Blu më la si detyrë të zbuloja ca info në kampin kundërshtar.
Duhet të gjeja se si do ndikonte fatin e Sirisë mos-futja në listat për deputet e zotit Belind Këlliçi. Zbulova se efektet më të mëdha i kishte ndjerë shteti i Katarit dhe Rozana Radi.

Sfidat e para ishin të lehta, duhet të ngrihesh në 4 të mëngjesit dhe në varësi të nivelit që je duhet të kryesh një detyrë. Përshembull të bëj çiçin në lavaman, t’i vë maces një shashkë 5 lekshe në byçë, t’i bie ziles të komshiut e të iki me vrap.

Në sfidën e 8-të Balena më tha që të të dërgoja ty në uacap një video-selfie ku shfaqesha unë duke kënduar këngën:
“Kush i qan hallet e mia, Ilir Meta LSI-ja”.

Aty filluan të më hipnin disi dyshimet.

Shef dua të të them se te sfida e sotme ka qënë pak e tepërt dhe do të lëndojë. Balena Blu më tha që t’i vidhja Pandit astarin e pantallonave. Ti e di sa keq bëhet Pandi kur humb gjërat,  por unë nuk mund të tregohesha aq i pashpirt me të.

E ndryshova pak sfidën dhe para se të niseshim te pallati me shigjeta, Pandit i hodha 2 kokrra extasy dhe 1 kokërr viagra në çaj. Kjo i ndikoi për mirë Shef, se Pandi bëri sondazh të saktë për zgjedhjet te pallati me shigjeta. Kokrrat kanë dhe efekte anësore Shef dhe unë mezi ja shkula Pandit nga duart nënë Feruzen, se me thënë të drejtën, Pandi asaj…nejse.

Shef, më thuaj ç’të bëj të lutem. A ta vazhdoj lojën për të mirën e partisë? Nga sot duhet të bëj dy sfida në ditë, por jam i sfilitur dhe gjithë dyshime.

Të dua Shef, të lutem më shkruaj,  Balena Blu qoftë me ne!

*E-mail i mbërritur me ‘forward’ nga adresa: infoo@transparenca.al

INBOX LOGO FUNDORE

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful