Templates by BIGtheme NET

Premtimi i Ramës: “Timonin do ta shpallim festë kombëtare”

edi rama inbox

Të dashur votues, Timonin nuk e solla unë por e solli shoku i vetë Pumbaa, sipas një skenari të mirëmenduar hollivudian të filmit Mbreti Luan.
Këtu dua të theksoj se ishte Fatos Nano ai që ma mbushi mendjen sivjet që timoni është shpikur enkas për mua.

Një sekondë, se po më vjen një vjershë:

Bixhikleta ka 2 rrota
Kur e ngas çuditet bota
Tring tring tringëllon
Zile e vogël në timon

Kjo nuk është një vjershë kushtuar bixhit as ziles por timonit. Timon të cilin unë e kam bërë slogan të fushatës por që ka patur një vend të veçantë në jetën time. Timoni ka qenë për mua njësi matëse.
Zysha më vinte gjithmonë në detyrat e shtëpisë “të lumtë dora mbi timon” ose kur kisha bërë disa gabime “me kujdes timonin”, ose kur s’kisha bërë asnjë gabim “timon me yll”.

Kur iknim për në plazh familjarisht me autobus unë e flakja tutje Olsi spurdhjakun dhe ulesha vetë pranë xhaxhi shoferit. Isha kurioz si do i dridhej timoni shoferit kur të kalonim anës detit ku dukeshin ato gratë me brekë.

Shoferit nuk ja bënte syri tërr nga brekët e grave dhe pyesja veten nëse ai do i rezistonte dhe një plazhi pa brekë.
Këtu lindi pasioni im për nudizmin.

Unë nuk ta lija kollaj timonin dhe e dija që timoni do ma dinte një ditë. Ai do ma shpërblejë sepse më shumë kam përmendur fjalën timon gjatë fushatës sesa fjalën ‘jepi, jepi, jepi’ kur bëj dashuri.

Kam kuptuar disa gjëra të rëndësishme gjatë këtyre ditëve si përshembull:

Unë jam rimëshërimi i timonit nga jetët e mëpërpashme.
Ofendimi më i madh që mund ti bësh një personi është: “Ti s’ke timon”.
Timon lind nuk bëhesh.
Ka lezet me tuta në timon.
Timoni është i imi.
Edhe pse jam zdap, s’dua njerëz në prehër kur jam në timon.
Nuk luan timoni po se ndeze kuadrin mor tqr (TQR-Timonier qerrata)
Pandi është totalisht timon.
Unë jam diçka më tepër se kaq, jam:”Timon i shumëzuar me Pand në fuqi të Spiropaltë” .
Timoni është edhe bukë dhe gjellë.

Pra ka absolutisht shumë gjëra të vlefshme që të duhen për jetën dhe fushatën që kupton kur përmend fjalën timon por më e rëndesishmja që kupton është :

Erjon Braçe është timon anglez. Xemla logël. Puç tyja 🙂

Nejse, gjithë ky timonizim ka për të na dalë prej timoni po nuk i kushtuat rëndësi timonit.
Shqiptarët duhet të besojnë në timon. Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për specialistë timoni dhe kjo periudhë lulëzimi do të mbahet mend si epoka e timonit.

Nëse fitojmë zgjedhjet ne nuk do e lëmë me kaq, por do e shpallim timonin festë kombëtare dhe do i bekojmë shqiptarët t’iu dalë ndonjë timon ballit.

 

*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: infoo@GjejNdryshimin.al

INBOX LOGO FUNDORE

MUND TË KOMENTOSH

1 Koment on "Premtimi i Ramës: “Timonin do ta shpallim festë kombëtare”"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
ANXHELA HASA
I ftuar

TIMONIN SHIKO TI SE QYTETARET I KE HARRUAR FARE ,, JO SE I KE PATUR NDONJEHER NDRMEND SEPSE PRIORITETI YT ISHTE TE MBUSHJE XHEPAT E TU . LE TE VENDOSIM REPUBLIKEN E RE ,, PER NJE EKONOMI ME TE FORTE

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful