Templates by BIGtheme NET

GJYQI MEDIATIK NDAJ MJEKËVE – (Një vëzhgim mbi rastin e Blerta Pepës)

spital-00903100_1488217936-1220017

Lajmi se një paciente  15-vjeçare humbi jetën gjatë një operacioni në spitalin privat ‘Continental’ , është bërë objekt i debateve të pazakonta mediatike.

Në një njoftim të shkurtër, policia tha se kishte nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa komunikata e policisë nuk bënte publik emrin e spitalit privat, por disa media zbardhën më vonë se ngjarja kishte ndodhur në spitalin ‘Continental’.

Ndërkohë që në media u shpërndanë dhe informacione të pakonfirmuara sikur pacientja humbi jetën për shkak të mbidozës së anestezisë. Mediat kanë raportuar dhe një prononcim në gjendje të tronditur të prindërve të vajzës, ku këta të fundit kanë deklaruar se i kishin thënë mjekëve se vajza ishte alergjike.

Të gjitha këto copëza informacionesh po shpërndahen orët e fundit nëpër portale, ndërsa një numër i madh komentuesish po gjejnë rastin të shfryjnë dhe të bëjnë gjyq publik për mjekët.

Ndonëse hetimi në mjekësi është një ndër proceset më të komplikuara (proceduriale dhe sidomos shkencore), në Shqipëri ndodh që jo vetëm hetimin, por edhe gjyqin ta bëjnë portalet dhe rrjetet sociale.

Ndërsa debati po vlon me copëza informacionesh të paverifikuara, është e rëndësishme të theksohet se hetimi ligjor sapo ka nisur dhe me gjasë aktet kryesore të ekspertimit nuk janë realizuar ende.

Nuk ka ende një autopsi, nuk është verifikuar protokolli i pranimit të pacientes dhe procedura e ndjekur, për të vijuar më pas me dëshmitë etj.

Në kushtet kur mungojnë të dhënat bazike që do të shërbenin si orientim mbi shkaqet e vdekjes, është aritmetikisht e pamundur që dikush të ketë ndonjë ide më të qartë mbi atë që ka ndodhur.

Debati në rrjetet sociale ka përfshirë dhe disa mjekë.

Pistën mediatike se vdekjen e ka shkaktuar mbidoza e anestezisë disa mjekë e kanë quajtur manipulim, shkencërisht të pamundur që luhatja e dozës të luajë rol.

Komenti i mjekut 2

Shpjegimi i pakonfirmuar i një mjeku, në debatet e rrjeteve sociale

Nga ana tjetër mjekët në debate publike, kanë ofruar dhe informacione ende të paverifikuara sikur pacientja vuante nga një komplikacion i pazakontë i quajtur ‘Hipertermi Malinje’.

Sipas mjekëve, diktimi i këtij komplikacioni është tepër i vështirë, pasi ekzistojnë vetëm dy metoda për diktimin:

a) Testimi nëpërmjet ADN-së
b) Biopsia e muskujve

Por shumatorja e të gjitha debateve publike të internautëve shqiptarë(qofshin këta dhe mjekë), është e barabartë me zero, pavarësisht vlerës së secilit argument.

Për sa kohë që hetimi është në fazat e para, çdo raportim  i njëanshëm,  me copëza të vërtetash, mund të shërbente vetëm për të nxitur komentuesit të shfryjnë pa lidhje për një ngjarje që nuk është zbardhur ende. / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful