Templates by BIGtheme NET

E pafalshme / Media publikon letrën personale të shkrimtarit Kadare

BeFunky Collage
Një letër tepër-tepër personale që shkrimtari Ismail Kadare i ka dërguar Shefes së Delegacionit të BE-së në Tiranë, është bërë publike pasditen e së martës nga media.

Shkrimtari Kadare shprehej tepër i pikëlluar në letër, ndërsa i shpjegonte zonjës Romana Vlahutin se pikëllimi i tij lidhej me publikimin e shkrimit kërcënues të Kastriot Myftarajt në media.
Kadare nuk e përmendte emrin e Myftarajt në letër, por e linte të nënkuptuar si origjinën e pikëllimit të tij.

Por sikur të mos mjaftonte pikëllimi i paradites,  media ka abuzuar sërish pasdite, por kësaj here me letrën tepër-tepër personale që Kadare i ka dërguar zonjës Vlahutin. Media publikoi dhe letrën personale të Kadaresë.

Është ende e paqartë se si ka përfunduar në media kjo letër që zoti Kadare e konsideron ‘krejtësisht personale’.

Opsioni se e ka shpërndarë vetë Kadare nuk ekziston, pasi zoti Kadare nuk bën asnjëherë të tilla pelivanlliqe me letrat.

Kështu që opsioni më i mundshëm është që letra të ketë dalë prej zonjës Vlahutin ose ndonjë të njohuri të saj.

Zoti Kadare ka qenë aktiv javët e fundit në media.  Fillimisht Kadare zhvilloi një letërkëmbim publik me intelektualin e përmasave evropiane, zotin Henri Çili.
Letërkëmbimi karakterizohej nga doza mahnitëse intelektualizmi ku dy intelektualët shpalosën kompetencën profesionale mbi disa copa letre të tërhequra nga dosja e hetuesisë së Fatos Lubonjës.

Më pas Kadare dha një intervistë për një media ndërkombëtare, ku sërish me një kompetencë të spikatur intelektuale, i vuri vulën Enver Hoxhës, Stalinit dhe Leninit duke i cilësuar si mediokër, me verdikt intelektual të formës së prerë. / Hashtag.al

Lexoni të plotë dhe letrën personale të zotit Kadare:

“Letër për Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Shqipëri

E nderuara Zonjë,

Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në shtypin shqiptar.

Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë. Megjithatë ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve.

Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq. Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu, i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapërcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë.

E dashur Romana Vlahutin, do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë, për t’ju siguruar se mirënjohja për ju është e do të jetë e pacënueshme”.

Ismail Kadare / Paris, 10 maj 2017

MUND TË KOMENTOSH

9 Komente on "E pafalshme / Media publikon letrën personale të shkrimtarit Kadare"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
roshi
I ftuar

na e bete çilin ” intelektual te permasave evropiane” ju te hashtagutt, dhe ju vika keqper botimin e njeletre teper denigruese per popullin opozitar,
me siguri qe ajo zonja ka kujtuar se ju ngriten vlerat, prandaj dhe ja la dhene shtypit

Shoku Roshi
I ftuar

Ore, po lexoje dhe njehere shkrimin se mbase nuk eshte ashtu sic duket. Lexoji nga dy ose tre here shkrimet e Hashtagut, derisa te fitosh statusin e lexuesit te denje tek kjo faqe. 😛

roshi
I ftuar

shko thuai shoku nje tjetri si puna tende qe ka fituar ” statusin” e lexusit te denje

Taku
I ftuar

O roshi eshte ironi mor karafil

Tak
I ftuar

Eshte ironi mor koqe thuaj, se karafili eshte ku eshte me koqen ne fjale.

Nikolin
I ftuar
Per te kuptuar Kadarene e komunizmit, na ndihmon shume ky Kadareja i sotem, Kadareja i demokracise. Nuk kemi pse kapemi me keto letrat, por me shume se cdo gje tjeter flet heshtja e tij per probleme dhe ceshtje madhore te vendit. Ky njeri nuk ka asnje fjale per te thene per pronat, per privatizimet dhe korruptimin e elitave, ky njeri nuk flet asnjehere per degradimin e sistemit arsimor, perkundrazi kemben letra me Cilin. Ky njeri nuk pipetin asnjehere per kriminalizimin e politikes dhe per zbythjen e personave te shkolluar dhe me dinjitet. Ky njeri nuk pipetin asnjehere as per kanabisin.… Lexo më shumë»
Beqir B.
I ftuar

Kastriot Myftaraj ka bere nje liber te titulluar “Gjyqi intelektual i Kadarese” ku zberthen ne menyre te detajuar disa aspekte delikate te Kadarese ne komunizem. Nuk po tentoj te quaj kete liber te Myftarajt si veper demaskuese studim shkencor, por Kadare eshte ne konflikt interesi me Myftarajn dhe reagimi i tij me ate letren bythelepirese eshte hakmarrje e vockel dhe e shemtuar.

Alba
I ftuar

Eshte tallje mendereje o Roshi. Kape ironine, se te nje niveli te tille nuk e has shpesh 😂😂😂😂😂😂
#Hashtagueshtenjish 👍

Nje qytetar
I ftuar

Malua me zvarritje ka arritur deri ne Pariz ore tu mbyllte e mendjes.Tani edhe prostata ben punen e saje,por eshte mire te kurohet edhe nga truri i vogel!

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful