Templates by BIGtheme NET

PO BËJMË SHTET – Firma private e Adriatik Zotkajt, 170 mijë USD pa paguar në OSHEE

Cover kolazh zotkaj gjiknuri oshee cela ok

Në foto: Adriatik Zotkaj, Edi Rama, Ardian Çela, Damian Gjiknuri

Disa preventivë të OSHEE-së të siguruara nga Hashtag.al, kanë zbuluar se kompania ‘Perla e Tomorrit’ (Albania Beverages Group), rezulton me 18 milionë lekë detyrime të papaguara në OSHEE, afro 170 mijë dollarë.

Në këtë kompani është aksionar kryesor kryetari i Bashkisë së Poliçanit, zoti Adriatik Zotkaj,  ndërsa më herët kanë qenë aksionarë dhe deputetët socialist Fidel Ylli apo dhe Vladimir Kosta.

Preventivët e Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së në Berat, zbulojnë se kjo kompani ka të paktën tre vite që nuk kryen pagesa për shpenzimet e energjisë elektrike.

Faturat pagesat

Detyrimet e listuara në preventivët e OSHEE-së

Periudha kur kjo kompani rezulton debitore ndaj OSHEE-së përfshin dhe intervalin e viteve 2014-2015, kohë kur qeveria e rilindjes ndërmori një aksion total në mbarë vendin për likujdimin e detyrimeve.

Kjo kompani biznesi në të cilën rezultojnë aksionarë, disa figura të spikatura të rilindjes, duket se nuk i është nënshtruar rregullit dhe fushatës për shlyerjen e detyrimeve të energjisë, nisur tre vite më parë.

Në vijim mund të lexoni raportimet mediatike për tre raste vetëvrasjesh të qytetarëve debitorë:

Rasti i Haki Dodes

Rasti i Haki Dodës

 

Rasti i klajdi muces

Rasti i Klajdi Muçës

Qamil Zela rasti

Rasti i Qamil Zelës

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful