Templates by BIGtheme NET

EKSKLUZIVE – Drejtori i Albpetrol, zyrtarisht nën hetim nga prokuroria

Endri Puka, Edi Rama, Damian Gjiknuri

Në foto: Drejtori i Albpetrol zoti Endri Puka, kryeministri Rama dhe ministri Gjiknuri

Drejtori i kompanisë publike Albpetrol zoti Endri Puka është zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Tiranës.

Puka është paraqitur në prokurori më datën 19 Prill, ndërsa prokurori i çështjes i ka komnunikuar zyrtarisht veprën për të cilën dyshohet zoti Puka: Konkurencë të paligjshme nëpërmjet dhunës.

Zoti Puka nuk ka pranuar të japë shpjegime përpara prokurorit, ai është përgjigjur vetëm me një fjali: “Unë nuk e pranoj akuzën dhe do të jap sqarimet përkatëse në një kohë të dytë në prani të avokatit tim”.

Neni Kodi penal

Vepra penale e cila i’u komunikua zotit Puka

Ky hetim i nisur nga prokuroria lidhet me ngjarjet e raportuara ekskluzivisht në Hashtag.al, ku kompania Albpetrol dhe koncensionari ‘Phoenix’ po përplasen, ndërsa ‘Albpetrol-i’ ka zhvatur puset e koncensionarit në mënyrë arbitrare, duke neglizhuar kërkesën e AKBN-së dhe të ministrit të Financave.

Hetimet sapo kanë nisur dhe burime nga organi i thanë Hashtag.al se verifikime po kryhen edhe ndaj veprimtarisë së ministrit Damian Gjiknuri në lidhje me këtë çështje. Hetimet mund të vendosin dhe ministrin Gjiknuri përballë akuzës.

Drejtori i Albpetrolit Endri Puka, e ka justifikuar ndërhyrjen në puset e kompanisë private ‘Phoenix’ nëpërmjet një shkrese të ministrit Gjiknuri që e konsideronte të zhbërë marrëveshjen ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë ‘Phoenix’.

Mirëpo prokurorët kanë konstatuar një problem, pasi marrëveshja është miratuar dhe legjitimuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2013. Ndaj dhe vetëm një vendim i Këshillit të Ministrave ose një vendim gjykate mund të zhbëjë këtë marrëveshje. / Hashtag.al

REKOMANDIM: Lexoni hulumtimin e plotë të Hashtag.al mbi këtë çështje:

PAMJET EKSKLUZIVE – Drejtori i Albpetrol-it urdhëroi kontrabandimin e naftës, zbulohet ndotja ekologjike

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful