Templates by BIGtheme NET

PAMJET EKSKLUZIVE – Drejtori i Albpetrol-it urdhëroi kontrabandimin e naftës, zbulohet ndotja ekologjike

Foto kryesore Cover Puka punime dhe ndotje amonice

Në foto: Drejtori i Albpetrol-it zoti Endri Puka si dhe pamje nga ndërhyrjet dhe ndotja në vendburimin e Amonicës

Prej katër ditësh vendburimi i naftës në Amonicë të Vlorës ka ndotur kanalizimet dhe rezervuarin e zonës, ndërsa arsyet lidhen me një konflikt mes kompanisë Albpetrol dhe koncensionarit ‘Phoenix’.

Hashtag.al ka hulumtuar mbi këto zhvillime ndërsa të dhënat sugjerojnë se konflikti mes grupeve të interesit ka bërë që drejtori i Albpetrol-it, zoti Endri Puka të  urdhërojë marrjen e naftës nga vendburimet e koncensionarit në kushtet e kontrabandimit, në kundërshtim të plotë me kërkesat e përsëritura të AKBN-së dhe të Ministrisë së Financave.

Pasoja është kjo ndotje ekologjike e dokumentuar në vijim:

Historia nis disa muaj më parë, kur Albpetrol pretendoi se kompania koncensionare kishte shkelur marrëveshjen dhe për këtë arsye duhej kryer sekuestrimi i vendburimit.

Kompania i’u përgjigj pretendimeve të Albpetrolit dhe vijoi korrespondencën me organet ligjzbatuese për secilën hallkë.

Përplasja bëri që në lojë të futej Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore(AKBN-ja) e cila i kërkoi menjëherë Albpetrol-it të tërhiqej nga vendburimet.

Një shkresë e AKBN-së e poseduar nga Hashtag.al  tregon se më datën 8 Prill 2017, ky institucion njoftonte autoritetet më të larta të vendit mbi problemin duke pretenduar se drejtori i Albpetrolit po shkelte ligjin.

Shkresa e AKBN-se ok me faksimile

Shkresa e firmosur nga drejtori i AKBN-së

Të pyetur zyrtarisht mbi këtë konflikt dhe mbi këtë pretendim të AKBN-së, zyra e shtypit  të Albpetrolit i tha Hashtag.al se:

“Pas përfundimit tё Marrëveshjes Hidrokarbure me shoqёrinё Phoenix Petroleum sh.a dhe autorizimit nga  MEI pёr kryerjen e operacioneve hidrokarbure nё kёtё Vendburim nga shoqëria Albpetrol sh.a, AKBN-ja nuk ka mё kompetencë pёr tё vepruar nё bazё tё Licencё Marrёveshjes sё sipërcituar pasi kjo e fundit konsiderohet gjithashtu e përfunduar”.

Ndonëse AKBN-ja është një organ suprem i cili qëndron mbi kompanitë publike apo private si Albpetrol dhe Phoenix, pretendimet e Albpetrolit mbi kompetencat respektive kërkojnë ekspertizë ligjore, ndaj dhe Hashtag.al ndoqi një parim më të thjeshtë për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

Kompanitë e naftës nuk mbikëqyren vetëm nga Albpetrol apo AKBN-ja, por mbikëqyrëse të tyre janë dhe organet tatimore-doganore të vendit. Këto organe janë më të distancuara dhe më të ftohta në raport me konfliktin e nisur mes Albpetrol dhe Phoenix, ndaj do të vlenin si një referencë më e besueshme.  

Hashtag.al e pyeti zyrtarisht Albpetrolin se si shpjegohej që Albpetrol kishte marrë në dorëzim puset e naftës, por magazina doganore (dekantimi Amonicës) vazhdonte të ishte në pronësi të koncensionarit ‘Phoenix’.

përgjigjen zyrtare të Albpetrol ky institucion pretendoi se ‘Phoenix’ po e mbante forcërisht bazën e dekantimit dhe magazinën doganore.

Por ky pretendim i Albpetrol-it rezulton i pavërtetë pasi një shkresë e poseduar nga Hashtag.al dhe e firmosur nga ministri i Financave Arben Ahmetaj më datën 18 Prill 2017, e konsideron tërësisht të ligjshëm veprimtarinë e koncensionarit privat ‘Phoenix’ dhe konfirmon pretendimet e AKBN-së se ky koncensionar nuk ka asnjë problem apo detyrim me organet doganore/tatimore të vendit.

Shkresa e Ajmetajt ok me logo

Konfirmimi i firmosur nga ministri Arben Ahmetaj

Shkresa e Ahmetajt e vendos automatikisht në kushtet e kontrabandimit të hidrokarbureve Albpetrol-in, pasi është rreptësisht e ndaluar me ligj që një kompani publike si Albpetrol të shfrytëzojë dhe të furnizohet me lëndën që i përket një magazine doganore të një kompanie tjetër.

Përfaqësues të koncensionarit ‘Phoenix’ kanë akuzuar ‘Albpetrolin’ se është shkaktar i ndotjes ekologjike të Amonicës.

‘Ata nuk mund të hynin në bazën e dekantimit në Amonicë dhe në magazinën tonë doganore pasi autoritetet më të larta fiskale të vendit na e njohin neve zyrtarisht të drejtën e aktivitetit. Për këtë arsye Albpetroli lidhi puset e Amonicës me tubacionin e vjetër që çonte lëndën në Gorisht, por tubacioni ishte i amortizuar dhe ka plasur rrugës lënda duke ndotur gjithë zonën’, – komentoi një përfaqësues i kompanisë ‘Phoenix’.

Në vijim paraqitet dhe një foto e disa ditëve më parë ku punonjës të Albpetrolit po lidhin puset me tubacionin e amortizuar të Gorishtit.

IMG-20170419-WA003

Rreshjet e tre ditëve të fundit kanë përhapur ndotjen nga tubacioni dhe për pasojë ‘Albpetroli’ ka vendosur të marrë lëndën e parë direkt në puse duke dërguar autobotet e veta aty. Siç dëshmon dhe kjo video:

 

Të pyetur nëse dërgimi i autobotit direkt në pus përbënte një akt mirëfilli të kontrabandimit të hidrokarbureve, drejtuesit e Albpetrolit u shprehën se kjo ishte diçka krejt normale e cila ndodhte kudo. / H.Hasani – Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

1 Koment on "PAMJET EKSKLUZIVE – Drejtori i Albpetrol-it urdhëroi kontrabandimin e naftës, zbulohet ndotja ekologjike"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
roshi
I ftuar

po bejme shtet , jo shaka!

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful