Templates by BIGtheme NET

EKSKLUZIVE–DOKUMENTET / Dhurata e Ramës për 3 oligarkët, kullë 133 metra tek Rruga e Elbasanit

Rama veliaj kulla shefqet kastrati samir mane nikolin jaka

Në foto: Edi Rama, Samir Mane, Shefqet Kastrati, Nikolin Jaka

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shpërblejë me një kullë 133 metra të lartë (44 kate) 3 oligarkë pranë tij.
Hashtag.al ka mësuar se Rama ka urdhëruar vitin e kaluar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, që të niste procedurën për dhënien e lejes së ndërtimit të kullës në ish-parkun e lojërave ‘7 xhuxhat’.

Veliaj ka zbatuar urdhrin e Shefit pa humbur kohë dhe procedura e nisur verën e kaluar nga bashkia është mbyllur pak ditë më parë, kur Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar përfundimisht projektin.

Ndërtimi i kullës do të realizohet nëpërmjet ligjit PPP, pra me koncension. Kompania përfituese është ‘DownTown1’, pronarë të së cilës rezultojnë Samir Mane, Shefqet Kastrati dhe Nikolin Jaka.

Konfigurimi i aksionarëve  të kompanisë ‘DownTown1’ rezulton si më poshtë:

a) 35% të aksioneve i zotëron kompania ‘BFI Invest’, filial i grupit ‘Balfin’, në pronësi të Samir Manes.
b) 35% të aksioneve i zotëron ‘Kastrati’, në pronësi të Shefqet Kastratit.
c) 30% të aksioneve i zotëron kompania ‘Diagonal P&Z’ në pronësi të Nikolin Jakës.

faksimile e aktit te themelimit te DT1

Akti i themelimit të kompanisë ‘DownTown1’

Administrator i kompanisë që do të ndërtojë kullën 44 kate të lartë është caktuar zoti Eglant Pupa, i cili rezulton si menaxher projektesh i grupit ‘Balfin’ të Samir Manes.

Kompania është krijuar në maj 2016. Ndërsa Veliaj i gjendur mes presionit të Ramës dhe oligarkëve, është detyruar të prishë kontratën me ish-pronarin e parkut të lojërave ’7 Xhuxhat’.

Mësohet se marrëveshja mes palëve parashikon që katet e parkimit nën tokë do i administrojë bashkia si pronë publike, ndërsa 44 katet mbi tokë do jenë pronë e 3 oligarkëve.

Rama dhe Veliaj kanë aplikuar modelin italian të ‘kompanive mikse’ për ndërtimin e kullave, por siç tregon përvoja me bashkitë italiane, edhe ajo pjesë e pronës që i përket bashkisë (në këtë rast parkingjet) me kalimin e kohës i kalon kompanisë private, e cila hyn aksionere dhe shton kapitalin e kompanisë publike duke marrë kontrollin. / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

9 Komente on "EKSKLUZIVE–DOKUMENTET / Dhurata e Ramës për 3 oligarkët, kullë 133 metra tek Rruga e Elbasanit"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
Niko
I ftuar

Zamir Mane eshte biznesmeni me influent prane Rames. Po ashtu ka qene dhe dje prane Berishes. Basha nuk e sulmon dot hapur dhe ai eshte i qete, sepse Meten nuk e llogarit per sa kohe kryeminister eshte dikush tjeter.

bela ndoni
I ftuar

mire ja bejn ktij populli idiot qe voton veliajn

Isak
I ftuar

Gerrmoni pak me teper sepse dy kate i ka Olsi njesoj sic mori dy kate dhe tek ajo kulla qe do behet ke stadiumi qemal stafa. Pastrojne parate e tenderave nacut e rilindjes, populli le te mbjelle hashash dhe jemi ne rregull.

Ylmi
I ftuar

Merruni me pallatin ju se fundja eshte ne toke private, dhe nuk i kane hyre askujt ne hak.

Artani
I ftuar

Ne shqiptaret po prape bejme lojen e te huajve. Ky eshte investim shqiptar, do punesohen njerez, do paguhen taksa etj. Nderkohe nuk merren me kullen e frikshme qe do bejne arabet qe evkane token e falur, u jane falur taksat per 15 vjet, dhe ne fund fare edhe mund te ikin fare e ta lejne grope. Kulla arabe nuk dihet se cfare do dale sepse ne fund mund te jete nje shpi dykateshe.

Shoku Artan
I ftuar

Me qafsh, Zamiri apo Lali Eri te ka futur te komentosh? Se Shefqeti me Nikolinin se dine nga bie interneti, pa jo per gje.

Ylmi
I ftuar

Mu sma sdjen as per njerin as per tjetrin thjesht thashe nje mendim. Jemi bote e lire shoku Artan.

Shoku Artan
I ftuar

E, bote e lire jemi, po sikur te na i lironin cik dhe hapesirat publike mire do ishte 🙂 Me sa kuptova une artikulli nuk sulmon biznesmenet, sepse fundja ata jane ne te drejten e tyre, pergjegjes jane zyrtaret publike Rama-Veliaj qe i marrin vendimet sikur ja ka lene baba qytetin. Per ceshtjen e kulles arabe ke plotesisht te drejte.

Damjano
I ftuar

Ore mesa di une kjo eshte prone provate qe keta ja kane blere me valute pronarit e sja ka bere askush dhurate. Po kjo kulla arabe qe po blihet me leket e taksapaguesve shqiptare e cila eshte dhurate per keta tipat qe nuk dihet cfare do ndertojne. Per ata duhet bere nje shkrim i madh dhe te investigohet kush jane e cfare do te bejne ne t vertete se keta zoterinjte kane dhene prova qe dijne te bejne pune.

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful