Templates by BIGtheme NET

130 mijë USD – Si e financon Rilindja biznesin privat të Zana Çelës

zana cela foto cover ok me faksimile

Drejtoresha e TKOB-së, zonja Zana Çela

Fondet që ka përfituar në dy vite OJF-ja private e drejtoreshës së TKOB-së Zana Çela, janë të barabarta me buxhetin vjetor të institucionit që ajo drejton.

Hashtag.al ka përllogaritur të dhënat e publikuara nga OpenData, shifrat tregojnë se zonja Çela ka përfituar çdo vit rreth 35 mijë dollarë vetëm nga Bashkia e Tiranës për organizimin e festivalit ‘Marie Kraja’.

Këtë festival zonja Çela e organizon nëpërmjet OJF-së së kontrolluar prej saj të quajtur ‘Kulture Media Art’.

Por financimi për festivalin ‘Marie Kraja’ ka vijuar dhe nga ana e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Nga kjo agjensi vetëm për vitin 2014 Zana Çela me shoqatën e saj është financuar rreth 28 mijë dollarë ( një fond i madh ky në emër të “shoqërise civile), ndërsa në periudhën 2015-2016 i janë akorduar 45 mijë dollarë të tjera nga e njëjta agjenci.

Faximile 2

Transaksionet e kryera për OJF-në ‘Kulturë Media Art’. (OpenData)

Po kaq bujare rezulton dhe Ministria e Kulturës duke i dhënë rreth 23 mijë dollarë në 2 vite për të njëjtin festival.Për vitin 2016 Bashkia e Tiranës ka akorduar dhe 15 mijë dollarë të tjera.

Në harkun kohor të një viti e gjysmë  OJF-ja private e zonjës Zana Çela ka  përfituar  rreth 130 mijë dollarë nga fondet publike.

Kjo shumë është e barabartë me buxhetin vjetor të Teatrit të Operas dhe Baletit, institucion publik në të cilin zonja Çela është drejtoreshë.

Edicioni i fundit i festivalit ‘Marie Kraja’ ishte edhe më i dyshimtë sepse ky festival u organizua në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Gjasat janë për një konflikt interesi sepse drejtuesi i institucionit s’mund të bëjë festivalet e veta.

Duke shfrytëzuar sopranon Inva Mula, Zana Çela u përpoq të dukej sikur nuk kishte marrëdhënie në këtë aktivitet privat, por OJF-ja që ka marrë financimin për aktivitetin është themeluar nga zonja Çela dhe kontrollohet prej saj.

Është interesante se si në një festival ku konkurrentët vijnë falas dhe  ku në rastin e  fundit u shfrytëzua infrastruktura e Operas ( ku Zana Cela është njëkohësisht drejtoreshë) merr të tilla fonde si shoqëri civile apo nga Bashkia e Tiranës.

Zonja Çela ka qenë gjithmonë e lidhur me Ramën si ministër Kulture dhe si kryetar bashkie. Ajo u largua dikur nga Teatri i Operas duke e lënë institucionin në gjyqe me artistët për shkak të pushimeve nga puna.  / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

3 Komente on "130 mijë USD – Si e financon Rilindja biznesin privat të Zana Çelës"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
lola
I ftuar

Ka qene e lidhur dhe me Limprehtin. E beri me zemer te shkretin

Megi
I ftuar

Zana Cela eshte nje njeri medioker dhe qe e ka mendjen te vjedhi. Madje shpesh ka shfrytezuar dhe pozicionin burrit te saj qe punon tek Delegacioni Evropian per projekte. Asaj si intereson fare artii, djalin e ka ne france. Do vetem te mbushi xhepin sa eshte ne qeveri Rilindja. Kaq e ka synimin.

Lonik
I ftuar

Dashuria e perjetshme e ambasador Limprehtit. Ajo edhe kendon.

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful