Templates by BIGtheme NET

Ekskluzive – Raporti / Si e shkatërroi Rama Institutin e Monumenteve të Kulturës

rama faximile monumenti i kultures

Një debat i flaktë publik po zhvillohet pas ndërhyrjes së Bashkisë së Durrësit në një territor të klasifikuar si zonë e mbrojtur, në zonën ku do të ndërtohet ‘Veliera’.
Gjykata ka bllokuar përkohësisht punimet, por një raport i KLSH-së (Kontrolli i Lartë i Shtetit) zbulon se monumentet e Kulturës në Shqipëri, janë lënë në dorë të një Instituti tërësisht të paorganizuar, jo-profesional dhe të shkërrmoqur.

Raporti i KLSH-së flet me një gjuhë eksplicite mbi aktivitetin e Institutin e Monumenteve të Kulturës(IMK), duke e konsideruar punën e këtij Instituti tërësisht jo-efiçente dhe jashtë kontrollit.

Një nga shkeljet e gjetura nga KLSH, është fakti se ky Institut nuk ka fare as iventar dhe as plan pune mbi prioritetet.

Raporti konstaton:

Nga auditimi i kryer pranë Institutit të Monumeneteve të Kulturës u konstatua se, institucioni nuk ka Plan Strategjik dhe as Plan Veprimi për vitet 2014-2016 dhe po ashtu nuk ka gjurmë nëpërmjet urdhrave të brendshëm të miratimit të këtyre dy dokumenteve strategjike. Funksioni parësor i IMK, ka të bëjë me evidentimin, gjurmimin, studimin, konservimin, dhe restaurimin e veprave të artit dhe monumenteve të tjera të TK, por mungesa e planit strategjik institucional bën që të mos ketë një identifikim prioritetesh dhe përcaktim të qartë objektivash, por të pritet indicie prej DRKK (Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare) për të nis veprimin IMK.

raporti i klsh me logo

Raporti i KLSH-së

KLSH-ja pak më tej vëren se IMK-ja nuk ka hartuar as listën e riskut, kjo listë është tepër e rëndësishme pasi identifikon monumentet që kanë propabilitet  të lartë shkatërrimi.

Nevojitet ndërtimi i një regjistri risku, i cili të përmbajë listën e monumenteve më të rrezikuara, si dhe të azhornojë atë në vazhdimësi, pas çdo ndërhyrje. Institucionit i nevojiten trajnime në fushën e menaxhimit të riskut. Për sa lart IMK duhet të përcaktojë qartë një sistem menaxhimi për monumentet, të cilit t’i përmbahet me rigorozitet, sipas rradhës: Identifikimi, Planifikimi, Menaxhimi, Monitorimi dhe Raportimi.”, – konstaton KLSH-ja.

13

Ndërhyrja në stadiumin ‘Qemal Stafa’

Por për të kuptuar më mirë se deri ku ka degraduar funksioni i IMK-së, inspektorët e KLSH-së sjellin në vëmendje rastin e ndërhyrjes dhe shkatërrimit të stadiumit ‘Qemal Stafa’.

Inspektorët kanë zbuluar se ndërhyrja për prishjen e këtij stadiumi është kryer me një aprovim fiktiv të IMK-së. Kjo e fundit duhej të kishte mbledhur Këshillin  Shkencor për të dalë me një qëndrim, por inspektorët kanë zbuluar se IMK-ja e ka shmangur tërësisht mbledhjen e Këshillit Shkencor, duke shkelur procedurën ligjore dhe duke e kthyer IMK-në në një organ filo-partiak dhe krejtësisht të shkëputur nga mbrojtja e monumenteve.

Shkruan raporti:

Këshilli Shkencor nuk ka ekzistuar si një strukturë për të diskutuar e marrë vendim në mënyrë të pavarur e në mënyrë të përgjegjshme për këtë çështje. Për këtë vendimmarrje ngarkohen me përgjegjësi znj. Arta Dollani në cilësinë e Drejtores së Përgjithshme të IMK dhe në cilësinë e Sekretares së Këshillit Kombëtar të Restaurimeve të  cilët kanë qenë dhe objekt auditimi.

Arta-Dollani_1

Arta Dollani, drejtoreshë e IMK-së

Dhe më tej:

Funksionet institucionale nuk janë përmbushur, dhe ndodhemi përpara institucioneve të dobëta dhe drejtuesisht akoma më të dobët si profesionalisht dhe institucionalisht, vendimarrjet e të cilëve janë si fasadë e veprimeve të institucioneve (strukturave) që nuk kanë kapacitetet dhe njohuritë për vendimarrje që prekin trashëgiminë kulturore dhe memorjen historike të shqiptarëve. Gjuha e drejtpërdrejtë e përdorur në Raportin Përfundimtar të Auditimit nga KLSH konsiderohet nga ana e saj si një mjet shtesë me qëllim kërkimin e ndryshimit të gjendjes në këto institucione dhe jo vetëm konstatimin e saj (gjendjes).

Në raportin e KLSH-së pasqyrohen dhe problematika me organizimin e disa prokurimeve nga ana e Institutit të Monumenteve dhe mungesa thelbësore në këtë institucion siç janë rregulloret e brendshme. / Hashtag.al

 

MUND TË KOMENTOSH

1 Koment on "Ekskluzive – Raporti / Si e shkatërroi Rama Institutin e Monumenteve të Kulturës"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
trackback

[…] Albanischen Adminstration, wie das „Veliere“ Projekt in Durres schon zeigte, denn Frau Arta Dollani, kapiert ganz einfach Nichts, hat keinen Beruf gelernt, ist „functional illerate“, […]

wpDiscuz
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful